Flash

Video/ Kavilja e përdredhur në mënyrë jonatyrale: Neymar del me barrelë, Messi i jep fitoren PSG në shtesë

Lapsi.al 19 February 2023
Video/ Kavilja e përdredhur në mënyrë jonatyrale: Neymar del

Fitore dramatike e PSG në javën e 24 të Ligue 1. Në Parc des Princes, parizienët mposhtën 4-3 Lille, me një gol në shtesë të Lionel Messi. E megjithatë Galtier është tronditur para ndeshjes së kthimit me Bayern Mynih në Champions. Tekniku mund të ketë humbur yllin e skuadrës Neymar. Braziliani që dha asist për golin e parë e shënoi të dytin për PSG doli nga fusha me barrelë, në fillimin e pjesës së dytë.

Një ndërhyrje nga pas direkt në këmbën mbështetëse të brazilianit në minutën e 51' ishte fatale. Kavilja e Neymar u përdrodh në pozicion jonatyral dhe lojtari u shemb përtokë. Ulërimat e O'Ney lanë të kuptohej për një dëmtim serioz. Braziliani u zëvendësua mes lotëve nga Etikite dhe parashikohet një ndalesë e gjatë për të.

Lexo më tej: Foto me hamburger e fraza e Mbappe, Galtier mbron Neymar: “Ka gjithë të drejtën të luajë poker në ditën e lirë”

PSG kaloi përpara 2-0 shumë shpejt. Mbappé në minutën e 10, pas asist të Neymar, shënoi avantazhin. Braziliani pastaj dyfishoi shifrat në minutën e 17'. Lille u rikthye me Diakité (24') e David (penallti në minutën e 58'). Përmbysjen e kompletoi Bamba (69'), që ktheu fantazmat e ndeshjeve të fundit të humbura nga kryeqytetasit. Dramatik fundi i ndeshjes. Mbappé shënoi dygolëshin personal (87') ndërsa Messi në të 95' i dha fitoren Galtier. Tekniku megjithatë rrezikon të humbasë brazilianin Neymar në ndeshjen e dytë të 1/8 të Champions ndaj Bayern. E është lajmi i vetëm që Galtier nuk do donte të dëgjonte.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI