Flash

Strategjia e Max Allegri: në Spezia me Juve B, gjysma e skuadrës ruhet për Nantes

Lapsi.al 19 February 2023
Strategjia e Max Allegri: në Spezia me Juve B, gjysma e skuadrës ruhet

Prioritet Europa League. Sot është ndeshja kundër Spezia (18:00), të enjten ajo “jashtë ose brenda” në Nantes. Juventusi dëshiron të vazhdojë rikuperimin pas penalitetit (-15). Por bardhezinjtë nuk mund t'i lejojnë vetes t'i thonë lamtumirë edhe kësaj kupe europian, pasi dolën herët nga kompeticioni kryesor. Nuk është vetëm çështje imazhi por edhe parash. Është në lojë Champions i ardhshëm, ajo që është kaq thelbësore për arkat e klubit.

JUVE B

Juventus është i detyruar të jetojë nga ndeshja në ndeshje në Serie A. Duke bërë pikë, ndërsa presin lajme pozitive apo negative nga proceset e ndryshme ligjore. Bardhezinjtë, megjithatë, nuk duan të humbasin mundësinë për të fituar aksesin në Champions League të ardhshme. Kjo arrihet duke fituar Europa League në fushë. Për të mos thënë që një trofe ndërkombëtar në "shtëpinë e Juves" mungon që nga Kupa e Kampionëve 1996 dhe Superkupës së Europës 1997. Massimiliano Allegri është i vetëdijshëm se e ardhmja e tij është e kapur pas Kupave. Në Europa League ka shumë rrugë për të bërë, në Kupën e Italisë luan gjysmëfinalet kundër Inter në prill. Tekniku po përgatitet të përjetojë momentin e parë vendimtar të vitit 2023 me dy Juventus. I pari i mbushur me alternativa, nga Perin në Rugani, duke kaluar nëpërmjet Paredes dhe Kean. Jana ata që do të kërkojnë të rrëmbejnë tre pikët në shtëpinë e Spezias.

NANTES

I dyti, ai i "yjeve", i mbajtur kryesisht pushim në funksion të misionit të së enjtes. Duhet mposhtur Nantes, pas barazimit zhgënjyes 1-1 në Allianz Stadium. Juventus kërkon të kthehet në Torino me biletën në dorë për raundin e 1/8 të Europa League. “Chiesa, i kthyer nga dy ndeshje si titullar në 4 ditë pas dhjetë muajsh dëmtim, ndihet pak i lodhur dhe do qëndrojë në shtëpi”, ka thënë Allegri. Zgjedhje paraprake, me synoim kthimin në Nantes. Në Francë, Zonjës do t'i duhen edhe shpërthimet e Chiesa e gjenialiteti i Angel Di Maria. Argjentinasi do të startojë nga pankina kundër Spezias pasditen e sotme. Fideo, duke përjashtuar rastet urgjente, mund të kalojë 90 minuta si spektator. Nga tridhëmbëshi do të jetë në fushë vetëm Dusan Vlahovic, i cili përveç se është më i riu nga të tre, i duhen minuta dhe gola më shumë se kushdo tjetër.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Besa e Edi Ramës dhe pengmarrja e Aeroportit të Vlorës

Nëse “Besa” e Edi Ramës do të ishte standardi i qeverisjes, saga e Aeroportit të Vlorës është shembulli se si shteti mund ta thyejë atë përmes vendimeve kontradiktore, pasigurisë ligjore dhe përdorimit selektiv të pushtetit.

15:40

Me sytë katër

PAPARAZZI