Flash

Video/ Lukaku rikthehet te goli: Inter mposht Udinese e shkëputet nga Milan

Lapsi.al 18 February 2023
Video/ Lukaku rikthehet te goli: Inter mposht Udinese e shkëputet nga Milan

Inter nuk gabon dhe shkëputet sërish nga shoqëria e pakëndshme e Milan, pas fitores me Udinese. Përfundon 3-1 me zikaltrit dominues. Skuadra e Inzaghi i përgjigjet suksesit të kuqezinjve 0-1 ndaj Monza dhe i kthen kuqezinjtë në vendin e tretë. Provë e rëndësishme e Bolonjës, që synon zonën europiane. Në Marassi përfundon 1-2 me Sampdoria gjithnjë e më në vështirësi.

INTER 3-1 UDINESE

Interi mundi Udinesen 3-1 në ndeshjen e mbrëmjes të javës së 23 të Serie A. Zikaltrit ngjitën në kuotën e 47 pikëve në renditje, duke iu përgjigjur fitores së Milanit. Të besuarit e Inzaghi mbajnë kështu kushërinjtë e tyre në distancë. Ndeshja në San Siro u zhbllokua nga një penallti e realizuar nga Lukaku (20'). Belgu nuk kishte shënuar në kampionat që nga java e parë. Bardhezinjtë u kundërpërgjigjën me golin e Lovric në kundërsulm, në fund të pjesës së parë (43'). Por në minutën e 73' u kujdes Mkhitaryan, me një goditje të bukur me të djathtën, për të çuar përpara skuadrën e tij. Në minutën e 89' erdhi edhe goli i Lautaros që mbylli llogaritë. Zikaltrit u ngritën menjëherë në këmbë pas hapit të gabuar ndaj Sampdorias. Inter po përgatitet sa më mirë për ndeshjen e parë të 1/8 të Ligës së Kampionëve kundër Porto, të planifikuar për të mërkurën.

Lexo më tej: “Vrapon si ko*e para e mbrapa”: Cassano telendis Barella, sherri me Lukaku ndan tifozët e Inter

MONZA 0-1 MILAN

Milan mundi Monzën 1-0 në javën e 23 të Serie A, duke i dhënë krizës një goditje përfundimtare. Kuqezinjtë kaluan për një moment në vendin e dytë të renditjes së bashku me Interin. Pas një fillimi të mirë të Monzës, me mundësitë për Ciurria dhe Petagna, Milan mori përsipër më shumë. Me kalimin e minutave skuadra e Piolit u bë më agresive dhe goditi shtyllën me Leao (19'). Milan megjithatë e zhbllokoi lojën në minutën e 31' me një goditje me të majtën të Messias. Në pjesën e dytë, Milani shpenzoi shumë me Theo Hernandez dhe Leao e Monza për pak sa nuk barazoi. Në minutën e 73' goditja e Ciurria tronditi shtyllën u përplas në shpinën e Tatarusanu dhe pastaj sërish në shtyllë përpara se të përfundonte për goditje nga këndi.

SAMPDORIA 1-2 BOLOGNA

Bolonja nuk bën zbritje, synon Europën dhe zhyt Sampdorian në zonën e rënies. Skuadra e Thiago Motta mundi 2-1 djemtë e Stankovic për të arritur në kuotën e 32 pikëve. Në Marassi, një ndeshje e ekuilibruar e me shumë raste. Në pjesën e parë Gabbiadini humbi një shans brilant, më pas Soriano (27') zhbllokoi ndeshjen me një goditje të fuqishme. Në pjesën e dytë Sabiri (68') barazoi me penallti, para se të dështonte të dyfishonte sërish me penallti (71'). Vendosi gjithcka Orsolini (90') me një goditje me të majtën në kryqëzimin e shtyllave.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Besa e Edi Ramës dhe pengmarrja e Aeroportit të Vlorës

Nëse “Besa” e Edi Ramës do të ishte standardi i qeverisjes, saga e Aeroportit të Vlorës është shembulli se si shteti mund ta thyejë atë përmes vendimeve kontradiktore, pasigurisë ligjore dhe përdorimit selektiv të pushtetit.

15:40

Me sytë katër

PAPARAZZI