Flash

"Paguani ose tregoj gjithçka": hije të reja mbi Barcelonën, por e mbron Tebas: "Nuk rrezikon asgjë"

Lapsi.al 18 February 2023
"Paguani ose tregoj gjithçka": hije të reja mbi
Është një dimër vërtet i nxehtë për futbollin europian, në prag të vendimit të Gjykatës së Drejtësisë së BE-së. Pikërisht ajo që do të vendosë për monopolin e UEFA-s dhe mundësinë e lindjes së Super League. Ndërkohë, një sërë skandalesh po përshkojnë Kontinentin e Vjetër. Juventus në Itali, Manchester City në Angli e deri te 'Calciopoli spanjoll' që po pushton Barcelonën. Situata e katalanasve është vështirësuar, falë publikimit të një faksi nga El Mundo. Zbulimet e shtypit spanjoll kanë pasuruar cështjen me detaje të reja. José Maria Enriquez Negreira, në atë kohë zv/president i Kolegjit të arbitral të La Liga, i ka shkruar presidentit të atëhershëm të Barçës, Josep Maria Bartomeu. Një mesazh kërcënues se ai do të zbulonte të gjitha parregullsitë e kryera nga klubi, për të cilat ai personalisht kishte marrë dijeni, nëse ai pezullonte konsulencat milionere. Jo vetëm kaq. Sipas asaj që raporton El Pais, shuma e konsulencës së paguar nga Barcelona për kompaninë e Negreira arrin një total prej 6,659,488 euro nga 2001 deri në 2018. Ndërkohë, në presidencën e blaugrana kanë qenë Gaspart, Laporta, Rosell dhe Bartomeu.

PËR ÇFARË KONSULENCE PAGUHEJ?

Por për çfarë konsulence për Barcelonën flet Negreira? Një hetim pas një kontrolli tatimor të kompanisë Dasnil 95 SL zbuloi skandalin. Për tre vjet, midis 2016 dhe 2018, klubi katalanas i kishte paguar pothuajse 1.4 milionë euro një kompanie private. Ajo i atribuohej José María Enríquez Negreira, i cili në atë kohë ishte zv.president i komitetit teknik të arbitrave. Lajmi u konfirmua nga personi direkt i interesuar, i cili megjithatë e siguroi Ser se nuk ka pasur asnjëherë trajtim të favorshëm për Barcelonën. Këto pagesa, për të cilat ai nuk ka dhënë fatura, kanë qenë për shkak të punës konsulente. Por stuhia shpërtheu në mënyrë të pashmangshme dhe tani është pasuruar me detaje të tjera. Gjithnjë sipas El Pais, në fakt, Negreira i kishte shpjeguar Agjencisë Spanjolle të të Ardhurave se "konsulenca e tij teknike" ishte "verbale". Ajo shërbente për tu "siguruar që të mos merrej asnjë vendim kundër Barcelonës gjatë ndeshjeve".

MBROJTJA E TEBAS, KA NJË POR...

Barcelona mbrohet ("Klubi do të marrë masa ligjore kundër kujtdo që prish imazhin e klubit me insinuata"). Presidenti i La Liga, Javier Tebas, siguron se "Në nivel sportiv nuk mund të ketë sanksione disiplinore. Kanë kaluar 5 vjet dhe gjithçka ka kaluar tashmë”. Një dalje në krah e presidentit të Federatës, por retë mbi klubin dhe presidentët e tij po mblidhen. Numri 1 i futbollit spanjoll tërheq vëmendjen: “Cështja ndryshon në nivel penal. Le të shohim se si do të përfundojë ky hetim. Nëse nuk ka kallëzim penal kundër klubit, atëherë këto fakte do të arkivohen".

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI