Flash

Video/ Trinë e jashtme e gol me klas: Ruçi fundos Laçin në shtëpi, Bylis del nga zona e ftohtë

Lapsi.al 18 February 2023
Video/ Trinë e jashtme e gol me klas: Ruçi fundos Laçin

Bylis nuk zhgënjen traditën e cuditshme të këtij sezoni me rivalin më armiqësor të tyre Laçin. Ballshiotët kanë marrë fitoren e dytë në dy transfertat me bardhezinjtë, që nga ana e tyre kanë fituar sfidën në Ballsh. Përfundon 0-1 në javën e 22 të Superiores, me një gol klasi në minutën e 54'. Ruçi vendosi ndeshjen me një trinë të jashtme që shtangu Selmanin dhe ktheu skuadrën e Shensoit te fitorja. Goditje e rëndë për të besuarit e Mezanit, që shpresonin të riktheheshin në garë për Europën. Një humbje me peshë në shtëpi e dyta radhazi në Laç, që përkeqëson shumë renditjen.

Takimi nisi me një ritëm të lartë nga të dyja skuadrat, që kërkonin fitoren. Bardhezinjtë me Guindo nga minuta e parë në fushë, në krah të Shkurtaj, kishin disa raste të pastra për shënim. Në anën tjetër pas dy fitoresh e dy humbjesh, Shensoi donte të përligjte llogaritë. Me 1.5 pikë në ndesje mbijetesa është e sigurtë sipas kosovaro-turkut. E Bylis luajti me kujdesin e një skuadre që nuk kërkon aventura. Megjithatë, nëse në pushim shkohet në ekuilibër, Shensoi duhet të falenderojë Teqjan që ndali Guindon vetëm për vetëm në minutën e 38'. Rasti më i mirë për miqtë ishte i Felipe Souza, që gjeti gatishmërinë e Selmanit, 6 minuta nga fundi.

[video width="1000" height="560" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/02/ruci.mp4"][/video]

RUÇI NGJITET NË KATEDËR

Laçi humbi shumë pasi doli nga dhomat e zhveshjes, me Bylis që e kuptoi se mund të merrte më shumë se një pikë. E në minutën e 54’ Ruçi i shfaqur përballë portierit, finalizoi plot elegancë. Një gol që mund të vendosë shumë për fatet e të dy skuadrave. Laçi nuk pati forcë të reagonte, ndërsa mallakastriotët u kujdesën për të ruajtur rezultatin.

Lexo më tej: Video/ Humbi vëllain pak ditë më parë, Ruçi rrëzon Egnatian në Rrogozhinë: “Më ka ndihmuar vëllai nga lart”

Kështu Bylisi largohet për momentin nga zona e ftohtë e mbijetesës duke shkuar në vendin e 7 me 26 pikë. Një arritje e rëndësishme, në linjën e llogarive të Shensoit. Ndërsa Laçi lëshon akoma dhe më shumë terren në garën për Europë, i gjashti me 29 pikë. Mezani tashmë rrezikon sërish të bëhet pjesë e garës për mbijetesë.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Besa e Edi Ramës dhe pengmarrja e Aeroportit të Vlorës

Nëse “Besa” e Edi Ramës do të ishte standardi i qeverisjes, saga e Aeroportit të Vlorës është shembulli se si shteti mund ta thyejë atë përmes vendimeve kontradiktore, pasigurisë ligjore dhe përdorimit selektiv të pushtetit.

15:40

Me sytë katër

PAPARAZZI