Flash

Barça, pagesat milionere për zv/presidentin e arbitrave: klubi rrezikon dënime ekstreme nga Fifa e Uefa

Lapsi.al 19 February 2023
Barça, pagesat milionere për zv/presidentin e arbitrave: klubi

E ardhmja sportive e Barcelonës mund të jetë larg të qenit e sigurt, pas shpërthimit të asaj që tashmë është emërtuar 'Calciopoli spanjoll'. Faktet e hipotezuara nga prokuroria katalanase rezultojnë të linjëzuara për drejtësinë sportive. E, në fakt, sanksione të rënda ndaj Barça mund të vijnë nga organet qeverisëse ndërkombëtare. Siç raportohet nga El País, kodet disiplinore të FIFA-s dhe UEFA-s parashikojnë mundësinë e ndërhyrjes në rast se hetimet vërtetojnë hipotezat e krimit. E kjo, pavarësisht se çfarë konstaton drejtësia sportive vendase.

Hetimi, kujtojmë, ka të bëjë me një sërë pagesash të bëra nga Barça mes viteve 2016 dhe 2018. Ato kanë shkuar në favor të një kompanie të drejtuar nga José Maria Enriquez Negreira. Ajo që është e habitshme lidhet me faktin se ai, deri në vitin 2018, ishte zv/president i Kolegjit arbitral të La Liga.

FIFA mund të ndërhyjë vetëm nëse federata kombëtare nuk është në gjendje ta bëjë. Ekzaktësisht si në këtë rast. Gazeta iberike kontaktoi me disa ekspertëve të së drejtës sportive. Mendimi i tyre është se FIFA mund të shkojë deri aty sa të imponojë rënie nga kategoria. Madje edhe humbje titujsh.

Lexo më tej: Skandali i korrupsionit të arbitrave, Laporta kërcënon: “Kush insinuon, do të marrë përgjigjen nga Barcelona”

UEFA në vend të kësaj mund të veprojë në kompeticionet e veta. Qeveria europiane mund të sanksionojë "çdo aktivitet që synon të rregullojë ose të ndikojë në rezultatin e një ndeshjeje në nivel kombëtar ose ndërkombëtar". Në këtë rast, ndëshkimi do të ishte natyrshëm përjashtimi nga turnetë e organizuar në nivel europian. Duke filluar nga Champions League.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI