Flash

"Aleksi u ndëshkua kot, Nikqi na e shpërbleu": Shehi e ka me arbitrin, Çela thumbon teknikun që zëvendësoi

Lapsi.al 19 February 2023
"Aleksi u ndëshkua kot, Nikqi na e shpërbleu": Shehi e ka me

“Nikqi është i ri dhe sot e nisa titullar. Premton shumë, sot ka bërë ndeshje të mirë. Na e shpërbleu dhe i takojnë komplimenta. I duhet ende kohë që mos e trysnojmë". Komplimentat e Orges Shehit janë të gjitha për Nikqin, autori i golit vendimtar ndaj Kastriotit. Tekniku kryeqytetas është i cliruar tashmë pas fitores së arritur në minutën e 100. Shehi ka anashkaluar episodin e penalltisë, që Hasani e shpenzoi, duke komplikuar ndeshjen "Ndaj një skuadër që ka agresivitet kishim mundësinë me Hasanin dhe nuk u shënua - tha Shehi -. I thashë që nuk është as i pari as i fundit, por nuk isha në panik. Po rrisnim presionin ndaj kundërshtarit. Sot na mungonin lojtarë. Nuk kemi shumë opsione, nëse Nikqi duhet të ndërrohet skam me kë ta zëvendësoj".

Në fund, numri 1 i pankinës bardheblu është ndalur edhe në kartonin e kuq për Aleksin. Gjirokastriti u përfshi në një sherr të nisur nga Çela, edhe pse u duk se donte vetëm të ndante të konfliktuarit: "Aleksi është i rëndësishëm, u ndëshkuam pa të drejtë - tha Shehi -. Edhe unë jam i paqartë, më vjen keq që sdo e kemi, por shpresojmë të na kthehet Lulaj" e mbylli tekniku.

Lexo më tej: Video/ Penallti e humbur, grushta e dy të kuq: Nikqi i jep fitoren Tiranës në minutën e 100′ me Kastriotin

ÇELA SHIGJETIME MEMËS

“Lojtari harron shpejt. Ishte e vështirë të fusja ekipin në idenë time të lojës. Më vjen keq sesi e pësuam në fushë". Emiljano Çela i rikthyer në pankinën e Kastrioti, pas një periudhë të Ardian Memës, duket se ka dhënë një thumbim për teknikun kryeqytetas. E megjithatë, më shumë se kaq, ai duhet të bëjë llogaritë me një tjetër humbje e një vend të fundit në renditje. "Ekipi që unë lashë ishte një ekip agresiv dhe që i përballonin të gjitha ndërhyrjet dhe ngarkesat. Ekipi që unë lashë nuk bënte tre zëvendësime të detyruara gjatë ndeshjes. Kjo më trembi shumë sot, zëvendësimet e detyruara, kontraktimet dhe tërheqjet”.

Në fund edhe një apel: "Do të doja që t’i kërkoja opinionit që të ketë më shumë respekt për djersën e këtyre çunave. Me këtë punë mbajnë familjet e tyre dhe ushqejnë shpresën për të ardhmen e tyre. Dua më tepër respekt. Nuk dua asgjë më tepër, vetëm që të jemi të barabartë. I referohem të gjithë faktorëve".

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Besa e Edi Ramës dhe pengmarrja e Aeroportit të Vlorës

Nëse “Besa” e Edi Ramës do të ishte standardi i qeverisjes, saga e Aeroportit të Vlorës është shembulli se si shteti mund ta thyejë atë përmes vendimeve kontradiktore, pasigurisë ligjore dhe përdorimit selektiv të pushtetit.

15:40

Me sytë katër

PAPARAZZI