Flash

Video/ Gafa e Alisson fillimi i fundit i Liverpool: përmbysje e frikshme e Real në Anfield, edhe Napoli prek çerekfinalen

Lapsi.al 21 February 2023
Video/ Gafa e Alisson fillimi i fundit i Liverpool: përmbysje e frikshme e

Spektakël i jashtëzakonshëm në vajtjen e dy ndeshjeve të së martës për 1/8 e Champions League. Real Madrid bën padronin në Anfield Road, duke turpëruar Liverpool. Skuadra e Klopp dy herë në avantazh në pjesën e parë, pëson rikuperimin 2-5 të Blancos në pjesën e dytë. Gjithcka nisi nga gafa e bujshme e Alisson, që lejoi Vinicius të barazonte 2-2 në fund të pjesës së parë. Me një këmbë në cerekfinale edhe Napoli, që shkoi të fitojë 0-2 në Frankfurt kundër Eintracht. Osimhen dhe Di Lorenzo vulosën suksesin e skuadrës së Spalletti. Gjermanët luajtën në pjesën e dytë me 10 lojtarë, pas daljes së Kolo Muani.

LIVERPOOL 2-5 REAL MADRID

Kampionët në fuqi janë prezent, dhe shumë madje. Real Madrid i Mbretit Carlo godet Liverpool në çifligun e tij të lavdishëm në Anfield Road. Manita e Blancos që rinovojnë kandidaturën e tyre për 'decimoquinta', Champions i 15. Në natën në të cilën u kujtua Amanacio Amaro, presidenti i nderit i Casa Blanca që fitoi 'sexta' Champions League në 1966, Madridi hyri në fushë i hutuar dhe doli fitues. Liverpool përpara 2-0, në fund 5-2 për Blancos të udhëhequr fillimisht nga Vinicius dhe më pas nga Benzema. Humbja e njëmbëdhjetë sezonale e Reds është shumë e dhimbshme. Rikthimi në Bernabeu më 15 mars duket i shënuar. 'Chaos' në anglisht, 'locura' në spanjisht janë dy fjalë të përshtatshme për të përshkruar këtë raund të parë të finales më të përsëritur të Ligës së Kampionëve në histori. 20 'orejonas' në total të fituara nga dy skuadrat. Nëntë muaj pas finales në Paris, Madrid triumfoi sërish, që krahasuar me Champions League 21-22 parapriu përmbysjen europiane që në ndeshjen e parë.

Lexo më tej:Tifozët e Liverpool të tërbuar me Klopp e lojtarët pas fitores me Newcastle: “Të pambrojtshëm”

EINTRACHT FRANKFURT 0-2 NAPOLI

Napoli mposh 2-0 Eintracht Frankfurt në ndeshjen e parë të 1/8 të Champions League. Skuadra e Spalletti dominoi në Frankfurt dhe praktikisht hipotekon kualifikimin për në çerekfinale. Pas 30 minutave të para të bllokuara, Napoli u zgjua me shtyllën e goditur nga Lozano në minutën e 34'. Të kaltrit megjithatë mundësinë më të mirë e humbën me Kvaratskhelia pak çaste më vonë. Gjeorgjiani humbi penalltinë, por Napoli jo arsyen. Italianët kaluan tronditjen dhe rrëmbyen epërsinë me Osimhen në kundërsulm. Nigeriani shënoi në minutën e 40', ndërsa iu anulua edhe dygolëshi personal pak më vonë. Në pjesën e dytë panorama nuk ndryshoi. Për Eintracht gjërat u komplikuan edhye më shumë pas kartonit të kuq të Kolo Muani. Atëherë Napoli administroi dhe dyfishoi me Di Lorenzo në fund të një aksioni koral. Asist i Kvaratskhelia me takë, si për të shlyer gabimin nga pika e bardhë në pjesën e parë.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Besa e Edi Ramës dhe pengmarrja e Aeroportit të Vlorës

Nëse “Besa” e Edi Ramës do të ishte standardi i qeverisjes, saga e Aeroportit të Vlorës është shembulli se si shteti mund ta thyejë atë përmes vendimeve kontradiktore, pasigurisë ligjore dhe përdorimit selektiv të pushtetit.

15:40

Me sytë katër

PAPARAZZI