Flash

Ardhja në Barcelonë, makthi i Ferran Torres: “Asnjë rrugëdalje, humba besimin te vetja”

Lapsi.al 21 February 2023
Ardhja në Barcelonë, makthi i Ferran Torres: “Asnjë

Ferran Torres (25 paraqitje dhe 3 gola këtë sezon) është një nga profilet më interesante në futbollin spanjoll. 22 vjecari u evidentua me fanellën e Valencias, klubi në të cilin u rrit futbollistikisht. Performanca e tij mes viteve 2017 dhe 2022, tërhoqi vëmendjen e Pep Guardiola. Më pas erdhi kalimi te Manchester City ku megjithatë qëndroi vetëm një vit e gjysmë. Në fakt, telefonata nga Barcelona mbërriti në janar 2022, por për Ferran ishte fillimi i një makthi.

Sipas asaj që raportohet nga Mundo Deportivo, Ferran Torres i ka rrëfyer sekretin e tij disa gazetarëve, pranë cështjeve blaugrana. Sulmuesi ka pohuar se ka kaluar një fazë jashtëzakonisht të komplikuar në muajt e parë te Barcelona: “Unë u largova nga Premier për të ardhur këtu, por askush nuk dukej se e vlerësonte. Kur mbërrita, ekipi ishte i nënti në kampionat dhe kisha vetëm një obsesion, të shënoja gola. Ishte bërë një mendim i vazhdueshëm dhe nuk isha më në gjendje të zbavitesha”.

Lexo më tej: Barcelona bën blerjen e parë: Ferran Torres kalon vizitat mjekësore, 55 milionë euro për City

“NJË PUS PA FUND”

Historia e Feran Torres më pas futet në sferën personale: “Hyra në një pus pa fund dhe nuk pashë rrugëdalje. Humba vetëvlerësimin dhe vetëbesimin. Ishte një kohë e tmerrshme”. Më pas, lojtari u bind se duhej të kërkonte ndihmë: “Në atë moment kuptova se më duhej një dorë për të dalë nga ajo situatë. E iu drejtova një psikologu. Ishte shumë e rëndësishme për mua. Ai më ndihmoi të kaloja një moment të vështirë dhe më në fund po argëtohem sërish”.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Besa e Edi Ramës dhe pengmarrja e Aeroportit të Vlorës

Nëse “Besa” e Edi Ramës do të ishte standardi i qeverisjes, saga e Aeroportit të Vlorës është shembulli se si shteti mund ta thyejë atë përmes vendimeve kontradiktore, pasigurisë ligjore dhe përdorimit selektiv të pushtetit.

15:40

Me sytë katër

PAPARAZZI