Flash

Video/ Union Berlin e Freiburg i bëjnë presion Bayern Mynih: shembet Wolfsburg, e ekzagjerojnë Mainz e Gladbach

Lapsi.al 28 January 2023
Video/ Union Berlin e Freiburg i bëjnë presion Bayern Mynih: shembet

Në pritje të zbritjes në fushë të Bayern Mynih, Freiburg ka shpejtuar të futet në zonën Champions në Bundesliga. Një fitore 3-1 ndaj Augsburg ka qenë e mjaftueshme për të mbërritur dy pikë nga vendi i dytë. Union nuk heq dorë nga presioni ndaj kryesuesve bavarezë, duke triumfuar në Berlin kundër Hertha. Fitore e ekzagjeruar e Mainz, 5-2 ndaj Bochum, ashtu si edhe e Gladbach 1-4 në shtëpinë e Hoffenheim.

Berisha me 11 metërshin e shndërruar në gol nuk mundi të pengonte marshimin e Freiburg në stadiumin e tyre. Gregoritsch, në minutën e 13 e më pas Holer i dhanë dy avantazhe vendasve. Golin që vulosi suksesin e shënoi Lienhart 5 minuta nga fundi. 34 pikë për Freiburg në zonën Champions, ndërsa Augsburg është i 14 me 18 pikë.

Union mban nën presion kryesuesit e Bayern Mynih, me një fitore në kryeqytet në derbin kundër Hertha. Doekhi në fundin e pjesës së parë dhe Seguin në të 67' i dhanë fitoren në derbi Union. Berlinezët janë të dytët, me 36 pikë sa Bayern, që duhet ende të luajë.

Borussia Monchengladbach është e pandalshme në transfertën kundër Hoffenheim. 1-4 në favor të miqve me dygolëshin e Hofmann. Pastaj Stindl e Wolf fiksuan pokerin, pasi Bebou ngushtoi diferencën në 1-2. Në vendin e 8 me 25 pikë Gladbach, gjithësesi shumë larg zonës europiane të renditjes.

Shuplakë e fortë e Mainz në shtëpi kundër Bochum. 3-0 që në pjesën e parë u duk se e mbylli ndeshjen krejtësisht, pavarësisht tentativës së miqve. Në pjesën e dytë Onisiwo bëri 4-0 në të 57', ndërsa Kunde e Masovic rihapën lojërat me dy gola në dy minuta. Po Onisiwo fiksoi pesëshen, që vrau përfundimisht takimin.

Fiton edhe Werder Bremen, 2-1 kundër Wolfsburg. Miqtë vinin nga një moment shumë i mirë në kampionat, por janë nga dygolëshi i Fullkrug. Me penallti në pjesën e parë e pastaj me një finalizim për qendërsulmuesi, Fullkrug bëri të pavlefshëm edhe golin e mëvonshëm të Paredes. Wolsfburg mbetet dy pikë nga zona europiane me 29 pikë, ndërsa Werder i afrohet 5 pikë larg.

Bundesliga Germany

Freiburg 3-1 Augsburg

Hertha Berlin 0-2 Union Berlin

Hoffenheim 1-4 Borussia Monchengladbach

Mainz 5-2 Bochum

Werder Bremen 2-1 Wolfsburg

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI