Flash

"Është projekti i gjyshit tim": Elkann kujton avokatin e përgënjeshtron çdo aludim për shitjen e Juventus

Lapsi.al 28 January 2023
"Është projekti i gjyshit tim": Elkann kujton avokatin e

Pavarësisht stuhisë së fundit, John Elkann rikonfirmon angazhimin e dinastisë Agnelli ndaj Juventus. "Është një lidhje e fortë që ka përballuar kriza të ndryshme gjatë ekzistencës së saj - shpjegoi numri një i Exor. Në një intervistë për Les Echos, Elkann konfirmoikontrollin mbi klubin: "Nuk kam ndërmend të heq dorë nga një nga pasionet e mëdha të gjyshit tim. Gjithmonë e kam admiruar guximin e avokatit. Nëse ka një shembull që ai më ka dhënë, është se gjithmonë ka marrë përgjegjësitë e tij. Kjo edhe në momente të vështira dhe pavarësisht ulje-ngritjeve që ka kaluar".

“Fillimisht me FCA, pastaj me Stellantis, e çuam përpara projektin e gjyshit tim - tha Elkann -. Qëllimi i tij ishte të kishte dimensionet që të mund të konkurronte në nivel global. Jam shumë krenar të shihja realitetin e Stellantis sot. Të shihja se si me familjen Peugeot në anën tonë, si aksionerë kryesorë dhe Carlos Tavares si menaxher të përgjithshëm, ne jemi të përkushtuar të ndërtojmë një ‘mobile tech company’, lider botëror në lëvizshmërinë e qëndrueshme”. Elkann përsëriti konceptin duke zgjeruar diskutimin për bashkimin franko-italian që lindi grupin Stellantis. "Të gjitha kompanitë e lidhura me territorin e tyre (Peugeot, Citroën, Fiat, Jeep, Ram, etj.) janë shumë më të forta duke qenë pjesë e së njëjtës familje Stellantis - shtoi ai -. Holanda është një vend që ka favorizuar gjithmonë multinacionalet. Markat që kontrollojmë janë të gjalla sepse i përkasin Stellantis dhe respektojnë identitetin".

KONSIDERATA PËR ANDREA AGNELLI

Më pas ndonjë saktësim edhe për Andrea Agnelli. "Andrea mbetet aksioner i Holding-ut tonë Giovanni Agnelli Bv, ku ai ulet në bordin e drejtorëve. Ai kreu një punë shumë të rëndësishme si president i Juventus për dhjetë vjet - shpjegoi John Elkann -. Ai vendosi me bordin e shoqërisë të bëjë një hap pas për t'u mbrojtur më mirë kundër një sërë akuzash që deri më sot nuk janë vërtetuar fare. Ai dëshiron të përfundojë këtë kapitull të karrierës së tij dhe të shqyrtojë opsionet e tij".

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI