Flash

"Java më e vështirë që kur jam te Tirana": Shehi tregon dilemat dhe ankthin e krijuar nga situatat jashtë fushës

Lapsi.al 26 January 2023
"Java më e vështirë që kur jam te Tirana": Shehi

“Ishte një fitore që na kënaq, edhe pse ishte një ndër javët më të vështira që kur kam ardhur këtu. Kjo për shkak të virozëve, kartonit, dhe që lojtarët të federoheshin vetëm në fund. Ishte një ndeshje shumë e vështirë për t’u përgatitur". Orges Shehi, trajneri i Tiranës, merr frymë lehtësisht pas fitores 0-2 në Niko Dovana me Erzenin. Bardheblutë kanë kaluar një javë të vështirë, ku duhet të bënin llogaritë me mungesa, merkato të zhbllokuar vetëm në fund dhe largimin e Xhixhës.

"Ka qenë e vështirë dhe kishim 2-3 ditë për ta përgatitur, me dy module në kokë. Nuk e dinim a federohej apo jo Lushkja - tha Shehi -. E nisëm ndeshjen dhe vuajtëm pak presionin e kundërshtarit, agresiv në topin e parë dhe të dytë që e fitonin. Na kapnin me mbrojtjen e hapur dhe u detyruam që të zbritnim Gjumsin që të ktheheshim me 5. Kur kundërshtari ndryshoi, ishim më të qartë se e kemi punuar më shumë këtë mënyrë loje duke mbyllur kundërshtarin në gjysmëfushën e vet".

Lexo më tej: “Kanë të drejtë të na shajnë, por merkaton nuk e bëj unë”: Colella luan me sponde pas humbjes me Teutën

DEBUTIMI I LUSHKJAS E ABAZAJT

Në fakt Tirana nuk kishte Deliun të skualifikuar, ndërsa Qefalija ishte me temperaturë. Do të kishte qenë më problem nëse nuk do të ishte zhbllokuar merkato, që lejoi debutimin e Lushkjas e Abazajt. Mesfushori zbriti në fushë nga minuta e parë, ndërsa Kristali e nisi nga pankina.

Ajo që ishte e rëndësishme ishte fitorja e tretë radhazi, si asnjëherë në këtë kampionat: "Sot ishte hera e parë që u thashë lojtarëve që asnjëherë në këtë kampionat nuk kemi bërë 3 fitore radhazi. E ky ishte test karakteri për të treguar që kërkojmë këto objektiva, apo jo Pjesa tjetër ishte e vështirë se as goditjet standarde nuk i bëmë se nuk dinim a kishim apo jo lojtarët. Ishte ndeshje e shkallës së vështirësisë së lartë, u thashë lojtarëve që mungon vetëm kthejlltësia. Lojtarët e shohin që duhet të vlerësojnë kundërshtarin. Në kampionatin tonë diferencat janë të vogla dhe çdo skuadër arrin të të dëmtojë", e mbylli Shehi.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI