Flash

Video/ Empoli pa fitoren tre minuta larg: Torino rikuperon dy gola në fund me Ricci e Sanabria

Lapsi.al 28 January 2023
Video/ Empoli pa fitoren tre minuta larg: Torino rikuperon dy gola në fund

Faza e dytë e Empoli dhe Torino hapet me barazim 2-2 në Castellani. Toskanët rrëmbyen avantazhin e dyfishtë falë goditjes me kokë të Lupertos (37') dhe kryeveprës së Marin (69'). Por rikthimi i granatave me Ricci (82') dhe Sanabria (85') shmangën humbjen e formacionit të Juric. Torino ngjitet kështu në vendin e tetë të renditjes me 27 pikë, +1 pikërisht përpara skuadrës së Zanetti.

Një 2-2 zbavitës në Castellani mes Empoli dhe Torino, me granatat që rikuperuan brenda tre minutave dy gola, duke shmangur humbjen. Toskanët padyshim që luajtën më mirë se miqtë në pjesën e parë. Marin vuri në provë reflekset e Milinkoviç-Savic nga hyrja e zonës. Por në minutën e 37' formacioni i Zanetti kaloi në epërsi, në zhvillimet e një goditje këndi. Në krosimin e Marin inserimi i Luperto në shtyllën e parë befasoi portierin serb për avantazhin e miqve.

Lexo më tej: Video/ Bajrami asist për golin që dënoi Inter: Empoli bën goditjen e madhe në San Siro

Në pjesën e dytë, porta e Vicario filloi të tronditet, por rezistoi falë portierit vendas që shpëtoi ndaj Miranchuk. Ukrainasi hyri në vend të Bayeye dhe u bë menjëherë i rrezikshëm. Goditja me takë e Ricci i dha një tjetër mundësi granatave për të barazuar, por gjërat u vështirësuan më pas. Një kryevepër e Marin, që nga një distancë shumë e madhe lëshoi një silurë me të djathtën që përfundoi në trekëndësh për 2-0. Në minutën e 82, megjithatë, loja u rihap falë golit të Ricci, që shfrytëzoi spondin e Schuurs. Empoli u fut në vështirësi dhe tre minuta më vonë Sanabria barazoi me një goditje me të majtën. Miranchuk në fund goditi edhe shtyllën, por do të kishte qenë e padrejtë për Empoli. Përfundoi 2-2: pikë e fituara për Juric, dy të humbura për Zanetti.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI