Flash

Mba, basti i drejtorit të Partizanit Elton Marini: ja shifrat e prapaskena e transferimit nga Trepça 89'

Lapsi.al 28 January 2023
Mba, basti i drejtorit të Partizanit Elton Marini: ja shifrat e prapaskena

Christian Mba është sulmuesi i ri i Partizanit dhe blerja më e fortë e të kuqve në merkaton e janarit. 23 vjecari ka qenë pjesë e Trepça 89’ në kampionatin kosovar, me të cilët ka shënuar 10 gola këtë sezon. Nigeriani do të firmosë një kontratë prej 3 vjet e gjysëm në kryeqytet. Një goditje blitz e të kuqve, e vënë në lëvizje në vetë të parë nga drejtori sportiv Elton Marini. Pas largimit të Skukës te Metz për shifrën rekord të transferimit, skuadra e Colella mbeti e privuar nga një qendërsulmues.

Zgjedhja e shpejtë për zëvendësuesin e Skukës ka një shpjegim. Në fakt, drejtuesi i lartë i të kuqve Marini, e kishte 23 vjecarin në listën e tij të ngushtë. Ai duhet të zevendësonte dibranin në qershor, duke qenë se sipas të gjitha gjasave, klubi vetëm atëherë do të privohej nga lojtari. Raportet nga Kosova me referencën e skautëve të Partizanit u pasuan me spostimin e vetë Marinit. Drejtori sportiv i të kuqve e ndoqi personalisht sulmuesin dhe e evidentoi si njeriun e duhur.

E sapo u zyrtarizua transferimi i Skukës te Metz, Partizani intensifikoi kontaktet me Trepça 89 për ta marrë që në janar. Një operacion i suksesshëm, me akordin e arritur në parim me lojtarin dhe klubin kosovar. Në arkat e Trepça 89' duhet të kalojnë 100 mijë euro, për kartonin e Mba. Nigeriani 23 vjeçar ka shënuar 10 gola e 5 asist në 18 ndeshje në kampionat në këtë sezon Në Tiranë ai do të nënshkruajë një kontratë për 3 sezone e gjysëm me klubin e kuq.

NJË SULMUES NGA SERIE B

Mba megjithatë mund të mos jetë përforcimi i vetëm ofensiv, me drejtuesit që duan t’i japin një shtytje skuadrës në një moment delikat. Pasi u tërhoqën nga bisedimet me Den Haag për Fabian Shahaj për shkak të çmimit të kërkuar, negociatat janë intensive edhe për një sulmues të profilit të lartë. Ai mund të vijë nga Serie B dhe do të kompletojë repartin. Bëhet fjalë, sipas asaj që sqaron RTSH Sport, për një qendërsulmues që luan me të majtën, gjë që e bën të përshtatshëm për të luajtur si me Mba ashtu dhe me Carën. Gjithësesi operacioni është i komplikuar për vetë negociatat me klubin e menaxherin e lojtarit. Por një përgjigje mund të vijë që të hënën.

https://www.youtube.com/watch?v=jZXV0eTqbw8

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI