Flash

Presidenti i Hamrun Spartans i habit të gjithë: Portelli tërhiqet nga posti, për tu bërë futbollist

Lapsi.al 28 January 2023
Presidenti i Hamrun Spartans i habit të gjithë: Portelli tërhiqet

Joseph Portelli, presidenti dhe pronari i Hamrun Spartans (divizioni i parë i futbollit maltez) ka dhënë dorëheqjen. Ai në fakt e ka marrë këtë vendim, për të ndjekur ëndrrën e tij për të dalë në fushë si futbollist. Në moshën 42-vjeçare, Portelli kërkon të bëhet lojtar i ekipit të tij, duke shkaktuar reagime të kundërta mes tifozëve. Hamrun Spartans, me tetë tituj kampion të fituar në histori (i fundit në 2021), aktualisht kryeson kampionatin me 11 pikë përpara të dytit, me dhjetë javë të mbetura.

Portelli, një nga ndërtuesit kryesorë të arkipelagut, dha dorëheqjen papritur nga roli i presidentit në fillim të kësaj jave. Ky në fakt është hapi i parë i nevojshëm për të respektuar rregullat federale për regjistrimin e lojtarëve. Rregulla të cilat natyrshëm përjashtojnë mundësinë e një roli të dyfishtë. Cështja ishte fokusi i një takimi jozyrtar të Ligës së Klubeve Profesionale Malteze, të kryesuar nga ish-kryeministri Joseph Muscat.

Sipas raportimeve të mediave malteze, të paktën shtatë nga 14 presidentë kanë ftuar kolegun e tyre Portelli të heqë dorë nga ëndrra e tij. Frika kryesore është se lëvizja e tij mund të minojë reputacionin dhe "integritetin e futbollit". Edhe vetë Muscat ka shprehur mendimin e kundërt.

PORTELLI NUK DORËZOHET

Pavarësisht rezistencës së kolegëve dhe Muscat, Portelli nuk është dorëzuar. Me origjinë nga Gozo (ku zotëron një klub amator për të cilin doli në fushë edhe vitin e kaluar, duke shënuar një penallti vendimtare), ai bëri të ditur se projekti i tij ka një shije romantike. Të luajë disa minuta në ndeshjet e fundit të turneut, kur e nëse do të garantohet matematikisht fitimi i titullit.

Spartans është klubi historik në qytetin e Hamrun, bërthama e fortë e klasës punëtore malteze. Ata u rikthyen te fitorja nga Portelli në 2021, pas dhjetë vitesh agjërim. Sipas asaj që raportohet nga mediat malteze, shumica e tifozëve të Spartans e mbështesin presidentin: "Ai e meriton, pas gjithçkaje që ka bërë për klubin”, thonë ata.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI