Flash

Video/ Dygolëshi i Lautaro shtrin përtokë Cremonese: Inter kalon provizorisht Milan

Lapsi.al 28 January 2023
Video/ Dygolëshi i Lautaro shtrin përtokë Cremonese: Inter kalon

Interi nuk gaboi në Kremona dhe rikthehet te suksesi pas humbjes ndaj Empolit. Në javën e 20 të Serie A, skuadra e Simone Inzaghi mposhti 2-1 të besuarit e Ballardinit me përmbysje. Zikaltrit arrijnë tashmë në 40 pikë, duke u pozicionuar për momentin përpara Milan. Në Zini u luajt me ritëm të lartë, skuadra të zgjatura që lejuan shumë mundësi shënimi. Okereke (11') zhbllokoi ndeshjen me një harkim magjik, më pas Lautaro mori skenën. Dygolësh i argjentinasit (21' - 65') që i riktheu buzëqeshjen Inzaghi. “Toro” fillimisht barazoi rezultatin duke shtyrë në rrjetë grushtimin e Carnesecchi. Sulmuesi, më pas, përmbysi rezultatin falë një asist perfekt të Dzeko, duke vendosur ndeshjen me një dygolësh të shkëlqyer.

Interi kthehet të buzëqeshë. Dhe e bën këtë pas një starti tronditës kundër të fundit të renditjes. Pas golit të Okereke, mendoi cinizmi nën portë i Lautaro për të nxjerrë nga telashet zikaltrit. Inter përmbysi gjithcka me dygolëshin e argjentinasit, por shumë merita duhet t'i jepen edhe Dzeko. Boshnjaku ishte i aftë të marrë skuadrën mbi supe pa histerizma dhe ta udhëheqë drejt tre pikëve me klasin dhe përvojën e zakonshme. Cilësi vendimtare në një moment delikat të kampionatit ku çdo pikë rëndon shumë në garën për Champions League, pas arratisjes së Napolit.

Lexo më tej: Video/ Bajrami asist për golin që dënoi Inter: Empoli bën goditjen e madhe në San Siro

Cështje tjetër për Cremonese, protagoniste e një paraqitjeje të mirë ndaj Inter, por ende dëshpërimisht në fund të renditjes. Një situatë e palëvizshme pavarësisht shenjave pozitive të kurës Ballardini. Sinjale që me zikaltrit nuk sollën pikë, vërtetë, por gjithsesi japin moral dhe indikacione për ndeshjet e radhës.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI