Flash

Rabiot, në qershor me parametër zero: Juventus tenton ta bindë me 7 milionë plus bonus

Lapsi.al 3 January 2023
Rabiot, në qershor me parametër zero: Juventus tenton ta bindë me

Juventus po përpiqet të bindë Adrien Rabiot të qëndrojë në Torino. Italianët po tentojnë të mos e humbasin mesfushorin me parametër zero. Bardhezinjtë kanë vënë në tavolinë një propozim që gjithësesi nuk arrin të barazojë atë të ardhur në verë nga Manchester United. Por është gjithcka që mund të ofrojë Juventus sipas standardeve të reja “merre ose lëre”. Zonja e Vjetër shpreson të mbajë francezin, i cili do të lirohet si transferim i lirë në qershor, me një kontratë me vlerë 7 milionë euro neto plus një bonus, që kalon ndjeshëm pagën e tij aktuale. Megjithatë, mbetet për tu diskutuar komisioni i frikshëm i firmës për mamanë dhe menaxheren pretenduese të lojtarit, Veronique.

Fakti është se Juventusi nuk dëshiron ta humbasë lojtarin. Kjo edhe me kërkesë të drejtpërdrejtë nga tekniku Max Allegri. Numri 1 i pankinës e sheh ish-lojtarin e PSG si një element kyç të mesfushës së tij në këtë periudhë rindërtimi. Tani fjalën e fundit do ta ketë Rabiot dhe e ëma Veronique, që u thirr për të dhënë një përgjigje. Megjithatë, vështirë që zv/kampioni i botës të heqë dorë nga ofertat ultramilionere nga Premier League, sidomos pas paraqitjeve të mira në Katar.

Ndërkohë priten lajme për të ardhmen e Ëeston McKennie. Amerikani i tha jo propozimit të Bournemouth. Amerikani është në pritje të një telefonate nga Borussia Dortmund, që ka shfaqur interes. Juve shpreson të marrë 30 milionë euro, që është shuma e kërkuar për të nisur negociatat.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI