Flash

Zyrtare, ish-asistenti i Tite e ish-trajneri i Lyon firmos me FSHF: Sylvinho trajneri i ri i Shqipërisë

Lapsi.al 2 January 2023
Zyrtare, ish-asistenti i Tite e ish-trajneri i Lyon firmos me FSHF: Sylvinho

Sylvio Mendes Campos Júnior, i njohur si Sylvinho është trajneri i ri i kombëtares së Shqipërisë. Lajmi është zyrtarizuar tashmë nga Federata Shqiptare e Futbollit. Silvinjo do të zëvendësojë në këtë detyrë italianin Edoardo Reja, i cili ishte në krye të kuqezinjve për 3 vite e gjysmë. FSHF e falënderon Edi Rejan për kontributin e tij të çmuar në drejtimin e Kombëtares gjatë këtyre viteve dhe vlerëson maksimalisht përvojën e bashkëpunimin që ka ofruar në rritjen e mëtejshme të Kombëtares shqiptare.

Sylvio Mendes Campos Júnior, i njohur për publikun si Silvinjo, ka përzgjedhur si ndihmës të tij argjentinasin Pablo Javier Zabaleta Girod dhe brazilianin Dorival Guidoni Junior. Marrëveshja mes FSHF dhe stafit të ri drejtuar nga Silvinjo parashikon një kohëzgjatje 18-mujore deri në përfundim të Euro 2024.

Aspekti financiar do të bazohet në rezultatet dhe arritjen e objektivave. Marrëveshja ka në thelb të saj arritjen e objektivit të vetëm që ka Shqipëria në këto eliminatore. E thënë më qartë, kualifikimi për në finalet e Euro 2024. Në rast të arritjes së objektivit është rënë dakord që trajneri dhe stafi i tij të përfitojnë bonuse të konsiderueshme. Më datë 9 janar, Silvinjo dhe stafi i tij do të jenë në Tiranë për të hedhur firmat në kontratë dhe më pas për të bërë prezantimin e tyre në ora 11:00 në sallën e stadiumit “Air Albania”.

TRANSMFORMIMI I KUQEZINJVE...

Nga arti italian i të mbrojturit në futbollin argëtues brazilian. Një stafetë që sugjeron një ndryshim total të projektit të kombëtares. Por sic duket në FSHF nuk po ngurrojnë ta realizojnë. Aspak madje, duke qenë se Sylvio Mendes de Campos Júnior, më mirë i njohur si Sylvinho, do të ulet në pankinën kuqezi. Braziliani do të udhëheqë Shqipërinë në fushatën eliminatore të Euro 2024. 48-vjeçari, sidoqoftë, ka qenë në bisedime prej kohësh me presidentin Duka. Sylvinho ka mundur konkurencën e Reinaldo Rueda, Felix Magath e Massimo Oddo. E nuk ishte rastësi që numri 1 i Federatës e diktoi si rastësisht emrin e brazilianit në Show Katar 2022 në RTSH, i ftuar gjatë botërorit.

ISH-FUTBOLLIST I SHKËLQYER, TRAJNER I PARË I PAPËRVOJË

Ish-mbrojtësi i majtë i Brazilit, 6 ndeshje me Selecao, ka spikatur me Arsenal, Celta Vigo, Barcelona e Manchester City si lojtar. Teknikë e shpejtësi që e bënin të paparashikueshëm, deri kur në 8 korrik 2011 u tërhoq nga futbolli i luajtur me anglezët. Braziliani nisi karrierën si asistent trajner me Cruzeiro, Sport Recife e Korinthias në Brazil. Pastaj Sylvinho u rrit në standard si bashkëpunëtor i Roberto Mancini te Inter dhe Tite te Brazili deri në 2019.

Në duart e tij ka qenë edhe kombëtarja olimpike e Brazilit, deri kur zgjodhi të marrë drejtimin e Lyon në Francë. Jo një aventurë e lumtur, sepse pas 5 muajsh u shkarkua për rezultate të dobëta. Sylvinho sigurisht që duhet të jetë gjithnjë koherent me bindjet e tij taktike, të futbollit ofensiv. Jo gjithnjë ato përshtaten me skuadrën si dëshmon rasti Lyon. Kështu që duhet t’i ketë idetë e qartë për mundësitë që ka për interpretimin e konceptit të tij për lojën.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI