Flash

Video/ Shembet PSG pa Neymar e Messi: Lens triumfon 3-1 dhe afrohet në -4

Lapsi.al 1 January 2023
Video/ Shembet PSG pa Neymar e Messi: Lens triumfon 3-1 dhe afrohet në -4

Java e 17 e Ligue 1 i jep një ëndërr Lens, që mposhti PSG 3-1 në ndeshjen e madhe. Sang et Or, të udhëhequr nga paraqitjet e shkëlqyera të Seko Fofana dhe Openda, afrohen në vetëm katër pikë nga kryesuesit. Buzëqesh Monaco, që mposht Brest 1-0, ndërsa Lyon fundoset. OL humbet me Clermont dhe largohet gjithnjë e më shumë nga zona e kupave. Lorient fiton edhe ndaj Angers (2-1), ndërsa suksese të rëndësishme sa i përket shpëtimit kanë arritur Nantes dhe Toulouse.

RIHAPET KAMPIONATI NË LIGUE 1

Viti 2023 i PSG fillon, çuditërisht, me një humbje. Lens, tashmë një siguri autentike e Ligue 1, mposht kampionët francezë 3-1. Paraqitjet dominuese të Seko Fofana dhe Openda bënë diferencën. Një nisje me ritme të çmendura dhe emocione të menjëhershme në Stade Bollaert-Delelis. Vendasit kaluan në epërsi në minutën e 6. Në prekjen e Haidara, Donnarumma grushtoi i pasigurt dhe Frankoëski nuk e pati të vështirë të shënonte. Skena përsëritet, me fusha të përmbysura, në minutën e 8. Samba nuk bllokoi krosimin e Mukiele dhe goli i barazimit erdhi nga Etikike. Parisienët shtynë në kërkim të avantazhit dhe goli dukej në ajër. Por erdhi në anën tjetër me Lens që bëri 2-1, pas një kundërsulmi efektiv. Fofana rikuperoi topin dhe shërbeu për Openda, që mposhti Donnarumma.

Sang et Or janë në kontroll të plotë të ndeshjes dhe e gjejnë trisin në fillimin e pjesës së dytë. Një gol që erdhi sërish nga një gabim i PSG. Fabian Ruiz humbi topin në hyrje të zonës e Openda me thembër shërbeu për Claude-Maurice që nuk gaboi përballë Donnarumma. Kryesuesit ngrenë sërish ritmin, duke humbur dy raste të mira me Hakimi dhe Sarabia, të ndalur nga reflekset e Samba. Galtier nuk ka shumë zëvendësues në stol dhe duhet t'u drejtohet lojtarëve të rinj (Zaine-Emery, 2006 dhe Gharbi 2004). Dy injektime që nuk i sollën asgjë PSG, i mundur 3-1. Lens afrohet në -4 dhe është kandidat për të qenë një pretendent shumë serioz për titull.

France Ligue 1

Angers 1-2 Lorient

Monaco 1-0 Brest

Nantes 1-0 Auxerre

Toulouse 2-0 AC Ajaccio

Lyon 0-1 Clermont Foot

Lens 3-1 Paris Saint-Germain

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI