Arsenal e mbylli vitin me një tjetër fitore dhe një buzëqeshje të madhe. 4-2 kundër Brighton, pavarësisht disa rreziqeve në fund, vlen +7 ndaj Manchester City. Arteta dhe skuadra e tij morën më të mirën ndaj Brighton, duke fituar në transfertë, pavarësisht një finale ndeshje gjithë intensitet.
Ndeshja u fut menjëherë në rrugën e duhur për Gunners, të cilët kaluan përpara pas dy minutash. Goditja e Martinellit u devijua, Saka mbërriti në shtyllën e dytë dhe mundi Sanchez. Goditja e trullosi Brighton, me Zinchenko dhe Nketiah që gati dyfishuan epërsinë. Reagimi i Seagulls erdhi vetëm në minutën e 24. Ramsdale u tregua i aftë në goditjen e fuqishme të Trossard, duke devijuar në kënd. Megjithatë, momenti i mirë i Brighton u thye me golin e dytë të Arsenal. Nga zhvillimet nga këndi, topi arriti te Ødegaard, që goditi duke i cuar shifrat në 2-0 në minutën e 39. Fitorja dukej e hipotekuar për miqtë, të cilët gjetën trisin në minutën e 47. Martinelli është i pandalshëm, e pas devijimit të ri të Sanchez, shtyu topin në rrjetë Nketiah.
Lexo më tej: Video/ Manchester City ndalet në fund të vitit, duke humbur nga sytë Arsenal: ja rezultatet e Premier League
VUAJTJET NË FUND TË NDESHJES
Gunners u relaksuan shumë dhe, menjëherë, Brighton shkurtoi diferencën. Mitoma nënshkroi 3-1, duke përfituar nga gabimi i Tomiyasu duke befasuar Ramsdale. Seagulls u ekzaltuan, por, ashtu si në pjesën e parë, ata u ndëshkuan menjëherë. Pasim perfekt i Ødegaard, për Martinelli, që mundi Sanchez duke shënuar golin e katërt në minutën e 70. Nuk ka përfunduar, pasi gjashtë minuta më vonë Brighton gjeti 4-2 me Ferguson, duke përfituar nga një gabim i Saliba. Në fund Arteta u mbrojt dhe vuajti, sepse goli i 4-3 i Mitoma u anulua për offside. Megjithatë, Arsenali arriti të ngrejë një mur përpara Ramsdale dhe mori fitoren e pestë radhazi. Gunners shkëputen kështu më shumë nga City, i ndalur në barazimin 1-1 ndaj Everton pak orë më parë.