Flash

Video/ Manchester City ndalet në fund të vitit, duke humbur nga sytë Arsenal: ja rezultatet e Premier League

Lapsi.al 31 December 2022
Video/ Manchester City ndalet në fund të vitit, duke humbur nga

Në javën e tetëmbëdhjetë të Premier League, Manchester City i teknikut Guardiola u ndal në shtëpi me Everton (1-1). Gray iu përgjigj avantazhit të Haaland, e tashmë Arsenali mund të fluturojë në +7. Manchester United e mbylli vitin 2022 me një fitore të rëndë 1-0 në fushën e Wolverhampton. Vendosi ndeshjen një gol i bukur i Rashford. Newcastle-Leeds përfundoi 0-0, sukses jashtë fushe për Crystal Palace në Bournemouth (2-0). Fitore edhe për Fulham, 2-1 ndaj Southampton.

MANCHESTER CITY-EVERTON 1-1

Guardiola e mbyll vitin 2022 duke ngadalësuar ecurinë e tij ndaj Arsenal. Me Everton përfundon 1-1. Citizens kaluan në epërsi në pjesën e parë me të zakonshmin Erling Haaland. Nën shiun që binte në Ethiad, Mahrez shërbeu në zonë për norvegjezin, që shënoi 1-0 në minutën e 24. Në fund të pjesës së parë Stones goditi edhe një shtyllë. Në pjesën e dytë, pastaj, erdhi kryevepra e Gray, që barazoi në minutën e 64 me të djathtën e tij që përfundoi në kryqëzimin e shtyllave. Toffees në fund u mbyllën prapa dhe i rezistuan rrethimit të vendasve. Pikë e artë për Everton, që ngrihet në 15 pikë në mes të luftës për shpëtim. Ndërkohë, City është në kuotën e 36 pikëve.

NEWCASTLE-LEEDS 0-0

Edhe Newcastle ngadalësoi ritmin, duke barazuar 0-0 kundër Leeds në St. James' Park. Një pjesë e parë me ritëm shumë të lartë, me Neëcastle që kërkoi epërsinë në disa raste, pa ia arritur. Në pjesën e dytë një skenar i ngjashëm, me Magpies që shtyjnë fort përpara. Sulmet kanalizoheshin në të djathtë në korsinë Almiron-Trippier. Por Magpies duhet të përballej me një super Meslier. Newcastle mbetet i treti në renditje, i afruar nga United që tani është vetëm 2 pikë larg.

FULHAM-SOUTHAMPTON 2-1

Rikthehet të fitojë pikë Fulham, pas humbjes ndaj Tottenham. Në Craven Cottage përfundoi 2-1 ndaj Southampton. Ndeshja u zhbllokua me konkluzionin balistik, fluturimthi nga jashtë zonës të Pereira, që u devijua në portën e tij nga Ward-Prowse në minutën e 32-të. Ky i fundit bëhet protagonist (pozitivisht) në minutën e 56, kur shënoi golin e barazimit. Ekzekutim perfekt nga goditja e dënimit, një specialitet i shtëpisë. Në fund, Cottagers kaluan sërish në avantazh me një goditje me kokë të portugezit Palinha (88'). Në shtesë të plotë, Mitrovic humbi një penallti, që nuk ndikoi në suksesin e londinezëve. Southampton është gjithnjë e më shumë i fundit në këtë Premier League.

BOURNEMOUTH-CRYSTAL PALACE 0-2

Fitore në transfertë për Crystal Palace në fushën e Bournemouth: përfundoi 2-0. Skuadra e Vieira udhëhoqi lojën që nga pjesa e parë, me avantazhin e dyfishtë të Ayeë (19') dhe Eze (36'). Në pjesën e dytë, miqtë e menaxhuan mjaft me komoditet ndeshjen dhe morën 3 pikët. Palace shkon tashmë në kuotën 22, ndërsa Bournemouth mbetet me 16.

Premier League England

Wolverhampton Wanderers 0-1 Manchester United

AFC Bournemouth 0-2 Crystal Palace

Fulham 2-1 Southampton

Manchester City 1-1 Everton

Newcastle United 0-0 Leeds United

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI