Flash

De Paul denoncon ish-gruan, ja bisedat në 'chat': “Të gjithë duhet ta dinë sa i ndyrë je”

Lapsi.al 31 December 2022
De Paul denoncon ish-gruan, ja bisedat në 'chat': “Të

Lojtari argjentinas Rodrigo De Paul ka vendosur të padisë ish-bashkëshorten e tij Camila Homs dhe ish-vjehrrin e tij. Në gjykatën e Buenos Aires Rodrigo, i sapo shpallur kampion bote me Argjentinën, ka sjellë biseda në chat. Në këto biseda Camila, ka sulmuar futbollistin dhe të dashurën e tij, këngëtarja dhe aktorja Tini Stoessel.

"Ti meriton më të keqen. Nuk kam ndërmend të të kundërvihem, nuk e di si do t'i shohësh fëmijët e tu. Unë do të sigurohem që e gjithë bota ta dijë se sa i shpifur je. Të të njohin për këtë dhe jo si kampion bote. Rri shumë i qetë. Nuk do të kesh paqe”. Ky, sipas programit Tele Show ka qenë një nga mesazhet e shumta të ish-bashkëshortes së futbollistit De Paul. Për të rritur dozën ka menduar ish-vjehrri i Rodrigo, Horacio Homs dhe vetë Camila. Ajo pasi u vërsul kundër Tini në rrjetet sociale, u bllokua nga vetë këngëtarja.

Lexo më tej: Divorci i rrezikon Botërorin: Argjentina mund të shkojë në Katar pa De Paul

Ish-lojtari i Udinese, në fakt, rrezikoi të mos ishte në Katar, ku më pas Argjentina u shpall kampione bote. Mesfushori po luftonte një betejë ligjore me ish-bashkëshorten e tij Camila Homs, për mbështetjen ushqimore për dy fëmijët e tij. Gruaja e paditi De Paul për një shumë milionere dhe gjyqi, i cili do të duhet të përcaktojë ndarjen e pasurive dhe rregullat për vizitat nga ana e prindërve, është ende në zhvillim.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI