Flash

FOTO/ Bruno Guimaraes futet në fushë me fanellën e Pelé: Newcastle e lejon në shenjë respekti

Lapsi.al 1 January 2023
FOTO/ Bruno Guimaraes futet në fushë me fanellën e Pelé:

Bruno Guimaraes ka zgjedhur një mënyrë prekëse për t'i bërë homazhe Pelé. Mesfushori i Newcastle hyri në fushë, në ndeshjen kundër Leeds me fanellën me numrin 10 të firmosur nga O Rey. Një mënyrë për të kujtuar legjendën braziliane, që u nda nga jeta më 29 dhjetor. Guimaraes gjithashtu e mbajti veshur fanellën e kombëtares braziliane gjatë ritualit të fotografisë zyrtare para ndeshjes. Vetëm në fushë mesfushori doli me fanellën bardhezi të Newcastle. Klubi i Magpies e lejoi këtë veprim të brazilianit të tyre, në shenjë respekti të O'Rey, për të cilin është mbajtur një minutë heshtje në të gjitha fushat në botë, me vendim të FIFA-s.

Në fushë pastaj, në ditën e fundit të vitit, Newcastle ngadalësoi ritmin, duke barazuar 0-0 kundër Leeds në St. James' Park. Një pjesë e parë me ritëm shumë të lartë, me Newcastle që kërkoi epërsinë në disa raste, pa ia arritur. Në pjesën e dytë një skenar i ngjashëm, me Magpies që shtyjnë fort përpara. Sulmet kanalizoheshin në të djathtë në korsinë Almiron-Trippier. Por Magpies duhet të përballej me një super Meslier. Newcastle mbetet i treti në renditje, i afruar nga United që tani është vetëm 2 pikë larg.

Lexo më tej: Një minutë heshtje në të gjithë fushat e botës për Pele: Fifa i dërgon letër të gjitha Federatave

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI