Flash

"Më futi duart poshtë mbathjeve": Dani Alves akuzohet për dhunë sek*uale në diskotekë, ai e mohon

Lapsi.al 1 January 2023
"Më futi duart poshtë mbathjeve": Dani Alves akuzohet

Policia spanjolle ka hapur një hetim ndaj Dani Alves, i akuzuar për dhunë sek*uale nga një grua. Sipas asaj që raporton ABC ngjarja ka ndodhur të premten më 30 dhjetor. Gazeta ka rindërtuar faktet, duke shpjeguar se gjithçka ka ndodhur në klubin e natës Sutton në Barcelonë. Pikërisht në Katalonjë, lojtari i Pumas po kalon pushimet për Vitin e Ri. Një grua, në fakt, e ka denoncuar në polici se 39-vjeçari i ka futur një dorë poshtë mbathjeve. E tronditur, ajo lajmëroi miqtë e saj, të cilët nga ana e tyre lajmëruan oficerët e sigurisë së klubit të natës. U lajmërua policia, por ndërkohë Dani Alves, ishte larguar nga vendi i ngjarjes.

Lexo më tej: Messi, Botërori e jo vetëm, Dani Alves i arritshëm: mund të bëhet lojtari më fitues i të gjitha kohëve

Ish-mbrojtësi i Barcelonës, Juventus dhe PSG-së, përmes stafit të tij, konfirmoi se ishte në Sutton të premten në mbrëmje. Brazilini theksoi se ishte aty për një "kohë të shkurtër" dhe se "asgjë nuk ndodhi" nga ajo që thotë gruaja. Këto janë dëshmitë që ka mbledhur ABC. Dani Alves ishte pjesë e Kupës së Botës në Katar me Brazilin e tij, duke u bërë lojtari më i vjetër që luajti në një turne madhor për Selecao. Pas eliminimit në çerekfinale nga Kroacia, Dani Alves ka nisur pushimet, për të qenë gati për 2023 futbollistik. Por tani duhet të bëjë llogaritë me një akuzë të rëndë...

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI