Flash

Brazili i jep lamtumirën Pele: sot ceremonia mortore, priten rradhë të gjata e njerëz nga e gjithë bota

Lapsi.al 2 January 2023
Brazili i jep lamtumirën Pele: sot ceremonia mortore, priten rradhë

Brazili i jep sot lamtumirën heroit të saj, Pele. Në Santos, në stadiumin Urbano Caldeira (por i thirrur nga të gjithë Vila Belmiro), do të zhvillohet ceremonia mortore për O'Rey. Legjenda braziliane e futbollit u nda nga jeta në 29 dhjetorin e kaluar në moshën 82-vjeçare. Ceremonia do të fillojë në orën 10 me orën lokale (14:00 në Shqipëri) në vendin që vetë Pele e kishte kërkuar për t'i dhënë lamtumirën tifozëve të tij. Priten radhë të gjata për të gjitha 24 orët në të cilat impianti do të qëndrojë i hapur.

Arkivoli do të transportohet nga spitali izraelit 'Albert Einstein' direkt në stadium dhe do të vendoset në qendër të fushës. Funerali do të bëhet të martën dhe do të paraprihet nga një procesion nëpër rrugët e Santos. Trupi më pas do të vendoset në Nekropolin Ekumenik Memorial. E gjitha pas një ceremonie private të rezervuar për familjen. Arkivoli i tre herë kampionit të botës do të vendoset në rrethin qendror të fushës, pasi të kalojë nëpër rrugët e Santos dhe të kalojë edhe para shtëpisë së nënës së tij 100-vjeçare, Celeste. Në ceremoninë e varrimit do të marrin pjesë vetëm familjarët.

Lexo më tej: Celeste, e ëma e Pelé, nuk e di ende se i biri nuk jeton më: “Jeton në botën e saj të vogël”

Në ceremoni do të marrin pjesë Gianni Infantino (President i FIFA-s) dhe Lula Da Silva (Presidenti i Brazilit). Nuk është e sigurt prezenca e Neymar, edhe pse ishte i skualifikuar për ndeshjen e djeshme të Paris Saint-Germain.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI