Flash

'Ronaldo i Arabisë' mbërrin në mbrëmje në Riad: të martën prezantimi, të enjten mund të debutojë

Lapsi.al 2 January 2023
'Ronaldo i Arabisë' mbërrin në mbrëmje në

Pritje e ethshme në Arabinë Saudite për ardhjen e Cristiano Ronaldo. Sulmuesi do të luajë deri në vitin 2025 për Al-Nassr. CR7 do të zbarkojë në Riad në mbrëmje, ai do t'i nënshtrohet vizitave mjekësore të martën dhe më pas do të prezantohet zyrtarisht. Kampioni portugez mund të debutojë me skuadrën e re më 5 janar, në ndeshjen në Riad kundër Al Tàee. Megjithatë, më parë trajneri Rudi Garcia dëshiron të kontrollojë gjendjen fizike të Ronaldo, i cili po stërvitet individualisht që pas kthimit nga Botërori i Katarit.

Përndryshe, Cristiano Ronaldo, në pritje të indikacioneve nga Rudi Garcia, mund të luajë minutat e tij të para me Al-Nassr në ndeshjen e 14 janarit kundër Al-Shabab. Tifozët euforikë arabë, presin mbërritjen e CR7. Vërshimi i tyre drejt dyqaneve të skuadrës për të rrëmbyer një fanellë me numrin 7 ka qenë i jashtëzakonshëm. Manifestime e dashurisë kunddrejt portugezit mbërritën, në fakt, edhe gjatë ndeshjes së fundit të vitit të Saudi Pro League. Nga tribunat e stadiumit disa herë u dëgjuan koret për kampionin: “Ronaldo” dhe “Siuuu”.

Lexo më tej: Arabia Saudite, CR7 njeriu imazh për Botërorin 2030: një biznes prej 1 miliardë euro e nga 2025 si ambasador

LOJTARI MË I PAGUAR I HISTORISË

Ronaldo në Arabinë Saudite do të bëhet lojtari më i paguar i historisë. 38 vjeçari do të përfitojë 200 milionë euro në vit te Al Nassr. Klubi është 9 herë kampion i Ligës Pro Saudite. Klubi tha se Ronaldo do të “frymëzojë ligën, kombin dhe brezat e ardhshëm, djemtë dhe vajzat që të jenë versioni më i mirë i vetes”. Në verë, Ronaldo refuzoi një marrëveshje prej 400 milionë eurosh për t’u bashkuar me një ekip tjetër saudit, Al Hilal. CR7 në atë kohë tha se ishte i lumtur te United nga i cili u largua pas pak muajsh.

Në nëntor, sulmuesi foli në një intervistë me Piers Morgan për TalkTV, ku tha se ndihej i “tradhtuar” nga United. Ai shtoi se nuk e respektonte menaxherin Erik ten Hag dhe se po detyrohej të largohej nga klubi. Ronaldo, i cili shënoi 145 gola në 346 paraqitje për United, u largua nga Juventusi për t’u ribashkuar me klubin Old Trafford në gusht 2021, 11 vjet pasi u largua për t’iu bashkuar Real Madrid.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI