Flash

Christillin, anëtare e bordit të FIFA-s tremb tifozët e Juventus: "Jo vetëm nuk ka blerje, por edhe duhet shitur"

Lapsi.al 2 January 2023
Christillin, anëtare e bordit të FIFA-s tremb tifozët e Juventus:

"Do të isha i nderuar, por nuk është absolutisht e realizueshme, në asnjë mënyrë." Evelina Christillin, anëtare e bordit të FIFA-s për UEFA-n dhe një tifoze e Juventus, hedh poshtë hipotezën e një roli të mundshëm te Juventus. "Ajo që kanë bërë pronarët është absolutisht e drejtë. Kanë eliminuar problemet që lidhen me menaxhimin problematik financiar. Bordi i administrimit është gjithashtu efikas me pesë persona super profesionistë në fushën juridiko-tregtare-financiare".

Më pas ajo 'frikëson' tifozët e Juventus: "Së pari, është e drejtë që pronarët të rregullojnë llogaritë, është objektivi parësor. Për këtë arsye nuk mendoj se do të jetë një merkato e madhe, ose me parametër zero ose nuk ka shpenzime. Investimi tek te rinjtë është jo vetëm një gjë pozitive, por edhe domosdoshmëri. Jo vetëm qe nuk mund të blihet, por kam frike se do të jetë nevoja edhe për të shitur".

Dhe përsëri: “Projekti i lënë tërësisht në dorë të Allegrit do të jetë kursimtar. Duhet të bëjë zjarr me drutë që ka, që është dru i mirë, ende pak i gjelbër, por dru. Duke konfirmuar frazën e famshme që nga vështirësitë mund të krijohen mundësi, këta djem luajtën mbi të gjitha sepse të tjerët ishin jashtë. E fatmirësisht, sepse ata mundën të tregojnë se çfarë vlejnë - tha Christillin për lojtarët e rinj të Juventus -. Për dy ditë në Kremona do të ketë akoma shumë titullarë jashtë. E kështu të rinjtë do të jenë ende të rëndësishëm, duke pritur që Vlahovic të rikuperohet dhe që fantazma Pogba të zbresë nga bora”.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI