Flash

U përplas dhunshëm e gjatë ndeshjes së Nfl: Hamlin është në gjendje të rëndë në spital

Lapsi.al 3 January 2023
U përplas dhunshëm e gjatë ndeshjes së Nfl: Hamlin

Mbrojtësi i Buffalo Bills Damar Hamlin është dërguar me urgjencë në një spital në Cincinnati në "gjendje kritike". Lojtari i futbollist amerikan u rrëzua në fushë në mes të ndeshjes së NFL, të hënën mbrëma, kundër Bengals. Këtë e ka bërë të ditur Liga Kombëtare e Futbollit. Në mesin e çerekorëshit të parë, Hamlin mori një goditje të fortë në një përplasje. Mbrojtësi fillimisht u ngrit dhe më pas u rrëzua në tokë për të mos u ngritur më.

Hamlin u trajtua për më shumë se 30 minuta, me transmetuesin sportiv amerikan ESPN që tha se ishte kryer mesazh kardiak. Lojtarët e të dy skuadrave u grumbulluan rreth tij gjatë dhënies së ndihmës së parë. Shumë prej tyre ishin duke u lutur në gjunjë dhe disa të përlotur. Publiku në Cincinnati heshti dhe mbulimi televiziv u largua nga fusha. Hamlin, 24 vjeç, ishte me oksigjen kur doli nga fusha me barelë. Familja e tij, që ishte duke ndjekur ndeshjen, iu bashkuan atij në ambulancë. Sipas raportimeve të mediave, Hamlin u dërgua në Qendrën Mjekësore të Universitetit të Cincinnati aty pranë.

Ndeshja u deklarua “e pezulluar përkohësisht” pas një konsultimi mes trajnerëve të dy skuadrave dhe arbitrave. Lojtarët u urdhëruan të shkonin në dhomat e zhveshjes. Më pas, NFL lëshoi një deklaratë që konfirmoi se ndeshja ishte shtyrë dhe dha detaje mbi gjendjen e Hamlin: "Ai mori kujdes të menjëhershëm në fushë nga stafi mjekësor i skuadrës. Ai u transportua më pas në një spital lokal, ku është në gjendje kritike". Videoja tregon se Hamlin u godit në pjesën e sipërme të gjoksit.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI