Flash

Chelsea e ekzagjeron për Enzo Fernandez: i paguan Benfica 7 milionë euro më shumë se klauzola

Lapsi.al 3 January 2023
Chelsea e ekzagjeron për Enzo Fernandez: i paguan Benfica 7 milionë

Merkato e transferimeve sapo ka filluar, por Premier League i ka kryer goditjet e para... dhe çfarë goditjesh. Pas blerjes së Gakpo nga Liverpool, Chelsea në fakt është duke mbyllur transferimin e Enzo Fernandez. Mesfushori i Benfica, kampion bote me Argjentinën, ishte në shënjestër të shumë klubeve, por Blues dashën të shmangin rivalitetin. Për ta sjellë në Londër, ata do t'i paguajnë klubit portugez një shifër edhe më të lartë se klauzola. Në fakt, vlera e klauzolës së zgjidhjes së kontratës për argjentinasin ishte 120 milionë euro, por ka një arsye.

Lojtari i ri më i mirë në Botërorin e Katarit, ditët e fundit e detyroi shitjen nga klubi. Ai zgjodhi të festojë Vitin e Ri në shtëpi pa autorizimin e klubit, duke i zemëruar tifozët luzitanë. Enzo Fernandez do të transferohet në Angli për 127 milionë euro. Kjo sepse Blues do paguajnë me disa këste, ndërsa për të paguar klauzolën do t'u duhej ta bënin në një transaksion të vetëm.

Lexo më tej: Nga 12 milionë euro në 127 në vetëm gjashtë muaj: investim i çmendur i Chelsea për Enzo Fernandez

Fernandez ka bërë 25 paraqitje me 3 gola dhe 5 asiste në të gjitha kompeticionet e deritanishme të këtij sezoni. Në orët në vijim lojtari duhet t'i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore. Vetëm më pas Enzo Fernandez do të nënshkruajë kontratën me klubin anglez dhe do t'u bashkohet shokëve të rinj të skuadrës.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI