Flash

Meta kandidat për Tiranën? Berisha tregon për çfarë folën në Azerbajxhan

Lapsi.al 30 June 2022
Meta kandidat për Tiranën? Berisha tregon për çfarë

Prej kohësh në korridoret e politikës flitet se Ilir Meta do të jetë kandidat për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet lokale që pritet të mbahen vitin e ardhshëm. Vetë Meta nuk ka bërë ende një konfirmim për këtë teksa pritet që në më pak se një muaj të lërë zyrën e kreut të shtetit dhe t’i bashkohet opozitës.

Një marrëveshje bashkëpunimi Meta – Berisha e konfirmoi edhe ky i fundit në një intervistë që dha në emisionin “Opinion”.

“Absolustisht do ketë një rakordim të plotë. Nuk ka rëndësi a ka marrëveshje. Do ketë një rakordim të plotë në Frontin për Shpëtimin e Shqipërisë me Ilir Metën dhe cilindo që do të bashkohet në këtë front”, - tha Berisha që u pyet edhe për takimin që kanë pasur në Baku të Azerbajxhanit pak ditë më parë.

“Natyrisht që për politikë diskutuam. Aty nuk folëm për çështje jo politike. Aty ishte një tjetër tavolinë, pa diskutim që folëm për probleme të vendit” – tha Berisha.

I pyetur lidhur me zërat që Meta do të jetë një kandidat i opozitës për bashkinë e Tiranës, Berisha tha se PD do të zgjedhë kandidatët me primare.

“Ne kemi një sistem primaresh nga e cila nuk do të heqim dorë. Do të vendosin primaret. Ka marr fund koha që Berisha mbështet këtë apo atë. Berisha do mbështesë cilindo kandidat që fiton në primaret. Nuk kemi diskutuar gjë për aleanca, nuk them dot që PD-ja nuk garon në Tiranë” – tha Berisha. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Aksident në Finiq, plagoset 25-vjeçarja

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në fsahtin Mesopotam, Finiq. Një motor me drejtues një 29-vjeçar është përplasur me një autobus dhe si pasojë ka mbetur...

20:23

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Me sytë katër

PAPARAZZI