Flash

FOTO/ Meta shfaqet i buzëqeshur në krah të Yuri Kim

Lapsi.al 30 June 2022
FOTO/ Meta shfaqet i buzëqeshur në krah të Yuri Kim
Presidenti i Republikës Ilir Meta ishte i pranishëm në pritjen e Ambasadës së Egjiptit me rastin e Festës Kombëtare të këtij vendi. Në një postim që ka bërë në Twitter, Meta shfaqet në krah të ambasadores amerikane Yuri Kim. Të dy shihen duke qeshur dhe duket se kanë lënë pas përplasjet e forta që patën kohë më parë. “I gëzuar të merrja pjesë në pritjen e Ambasadës së Egjiptit, me rastin e Festës Kombëtare të këtij vendi mik, për të ndarë urimet më të mira për prosperitetin e popullit egjiptian dhe për Presidentin Alsisi Official. Të vendosur për të forcuar më tej lidhjet e forta historike e kulturore dhe marrëdhëniet tradicionalisht shumë të mira historike, politike, kulturore dhe njerëzore midis dy vendeve e popujve tanë”, - shkruan Meta në Twitter. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Aksident në Finiq, plagoset 25-vjeçarja

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në fsahtin Mesopotam, Finiq. Një motor me drejtues një 29-vjeçar është përplasur me një autobus dhe si pasojë ka mbetur...

20:23

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Me sytë katër

PAPARAZZI