Flash

Berisha: Bashës dhe Alibeajt nuk ua këshilloj të vijnë në protestë

Lapsi.al 30 June 2022
Berisha: Bashës dhe Alibeajt nuk ua këshilloj të vijnë

Në një intervistë për Euronews Albania, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha thotë se shoqëria shqiptare është e etur për protesta ndaj dhe nuk ka kohë për të humbur.

Sipas tij regjimi i Edi Ramës rrëzohet me protesta, ndaj dhe në shtator e pret një opozite e fuqishme me protesta të vazhdueshme.

Në protestën e 7 korrikut, tha Berisha janë të ftuar të gjithë demokratët me përjashtim të Enkelejd Alibeajt dhe Lulzim Bashës. Për këtë të fundit tha se nuk do t’ia këshillonte të vinte, pasi u kujton demokratëve gjëra që nuk do donin t’i kujtonin.

“Dje kryesia e PD ka vendosur t’u bëjë thirrje të gjithë deputetëve të saj, veç Alibashës, që është i marrë peng nga qeveria. Bashës nuk ia këshilloj të vijë në protestë, se u kujtojnë gjëra që s’duhet t’i kujtojnë demokratët”, - tha Berisha.

Berisha tha se fakti që është shpallur “non grata” nga SHBA nuk e pengon atë të jetë një kryeministër i suksesshëm.

Kreu i PD përmendi emrat e disa kryeministrave si ai i Indisë apo i Greqisë, që siç tha kanë qenë shumë të suksesshëm në qeverisje dhe aspak të izoluar edhe duke qenë në listën e zezë të DASH.

“Lidhur me shpalljen non grata, kam shprehur të gjitha mendimet e mia; unë di jo 1 por më shume se 1 kryeministër të shpallur non grata që ka pasur sukseset më të mëdha në qeverisje.

Di kryeministra që kanë pasur suksese dhe nuk kanë pasur asnjë lloj izolimi. Kryeministri Modi i Indisë, që është në listën e zezë për gjëra shumë të rënda dhe ka drekuar disa herë në Shtëpinë e Bardhë. I tillë ka qenë Papandreu.

Këto janë thjesht barriera psikologjike në mendje të individëve të caktuar por jo të atyre që besojnë tek dinjitetin njerëzor dhe sovraniteti i vendit”, - tha Berisha.

Berisha ripërsëriti se do të marrë çdo vendim kur të ketë një provë ose një fakt të vetëm për të dhe fëmijët e tij. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Aksident në Finiq, plagoset 25-vjeçarja

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në fsahtin Mesopotam, Finiq. Një motor me drejtues një 29-vjeçar është përplasur me një autobus dhe si pasojë ka mbetur...

20:23

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Me sytë katër

PAPARAZZI