Flash

“Me mirë mercenarë”/ Kërkohet largimi i ministrit në Kosovë pas zbulimit të komenteve për UÇK-në

Lapsi.al 30 June 2022
“Me mirë mercenarë”/ Kërkohet largimi i ministrit

Në Kosovë ka shkaktuar debate të shumta publikimi i një serie komentesh të bëra vite me parë nga ministri Financave, Hekuran Murati dhe që lidhen me UÇK-në.

Ai që ka ndezur më shumë debatet është një koment i bërë në vitin 2016-të ku Murati thotë se Kosovës do t’i kishte rënë më lirë nëse do të merrte mercenarë në vend të UÇK-së, të cilëve nuk kishte pse t’u thoshte as faleminderit.

“Bile edhe mercenarë me pas angazhu na kish dalë ma lirë. 3 muj ka 2 mijë euro bajnë 6 mijë euro për kry. 20 mijë mercenarë (të përgatitun ushtarakisht) kishin me na kushtue veç 120 milionë euro gjithsej, Edhe as faleminderit s’kish pasë nevojë me ju thanë”, - shkruante në atë kohë Murati, një aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje.

Pas publikimit në media, ky mesazh është fshirë, por tashmë janë përfaqëues të shumtë të opozitës, ish-luftëtarë, veteranë të luftës, pjesëtarë të shoqërisë civile e qytetarë që kanë kërkuar dorëheqjen e ministrit. Për këtë është iniciuar edhe një peticion online.

Megjithatë në faqen e tij në Facebook kanë mbetur sërish komente kritike të Muratit për UÇK-në. Një prej tyre është dyshimi i tij për numrin e 46 mijë veteranëve. Ai pyet se “me kë kanë luftuar këta veteranë, kur statistikat thonë se në luftën e Kosovës janë vrarë rreth 1 mijë e 500 ushtarë serbë, rreth 300 nga UCK-ja dhe rreth 1 mijë e 200 nga NATO”.

Më tej në një qëndrim tjetër të tij, në Facebook, i shkruar në vitin 2018, Murati ka ironizuar me veteranët, duke thënë se: “Vec sa të kthehen veteranët prej deti, se e sheh Hashimi qysh guxon me i falë tokë Serbisë”.

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka shpërndarë në rrjetet sociale numrin e ministrit duke u kërkuar qytetarëve që t’i kërkojnë ministrit të largohet. Molliqaj ka thënë se Murati nuk mund të jetë ministër i një Kosovë të çliruar prej UÇK-së. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Aksident në Finiq, plagoset 25-vjeçarja

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në fsahtin Mesopotam, Finiq. Një motor me drejtues një 29-vjeçar është përplasur me një autobus dhe si pasojë ka mbetur...

20:23

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Me sytë katër

PAPARAZZI