Flash

Krisje mes Berishës dhe Këlliçit/ Të dy japin versionin për atë që ka ndodhur

Lapsi.al 30 June 2022
Krisje mes Berishës dhe Këlliçit/ Të dy japin versionin

Kryedemokrati Sali Berisha ka mohuar të ketë një largësi apo ftohje mes tij dhe deputetit Belind Këlliçi. Në një intervistë për Euro News Albania, Berisha tha se kjo gjë nuk është e vërtetë dhe se Këlliçi është një nga bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë.

“Absolutisht, nuk ekziston asnjë fërkim mes meje dhe bashkëpunëtorëve të mi. Belind Këlliçi është një politikan i ri aktiv dhe pa asnjë diskutim, një politikan me perspektivë, në vlerësimin tim, të sigurtë në Partinë Demokratike,” - tha Berisha.

Edhe deputeti Këlliçi ka mohuar të ketë ndonjë largim apo krisje me kryedemokratin Sali Berisha. I ftuar në News 24, Këlliçi tha se këto lajme kanë dalë nga njerëz që u intereson që diversioni të mbetet gjallë në PD.

“Zero! Është një spinof i bërë nga mediat. Nga ata që tentojnë të mbajnë diversionin gjallë në PD. Zoti Berisha njihet për një gjë, për vendimet e tij që i shkon deri në fund. Bashkëpunimi me Berishën është i shkëlqyer. Edhe zonja Kokalari mirë ka bërë që ka qenë në foltoret e Berishës” – tha Këlliçi. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Aksident në Finiq, plagoset 25-vjeçarja

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në fsahtin Mesopotam, Finiq. Një motor me drejtues një 29-vjeçar është përplasur me një autobus dhe si pasojë ka mbetur...

20:23

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Me sytë katër

PAPARAZZI