Flash

Atentat me armë zjarri në Shkodër, ekzekutohet 74-vjeçari

Lapsi.al 15 June 2022
Atentat me armë zjarri në Shkodër, ekzekutohet 74-vjeçari

Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmjen e së mërkurës në Shkodër. Një i moshuar i identifikuar si Lulash Qepuri u ekzekutua me armë nga persona ende të paidentifikuar në fshatin Stom Golem.

Ai rezulton invalid dhe sipas informacioneve të para nga policia ka qëlluar edhe ai me 16 plumba me armë automatik kallashnikov drejt autorëve. Qepuri u dërgua në spital i plagosur rëndë, por nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra. Ka qenë djali i viktimës ka marrë në telefon policinë dhe iu ka deklaruar se i kanë vrarë të atin.

Viktima e atentatit është një emër i njohur për policinë.

Në tetor 2011, atëherë 63 vjeç ai u arrestua nga policia pasi gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin dhe në banesën e tij ngjitur me lokalin, janë gjetur dhe sekuestruar armë zjarri, municione luftarake si dhe fara të bimës narkotike kanabis sativa.

Në atë kohë policia sekuestroi 1 automatik mod.56, 1 revolver shtatëshe, 262 fishekë të modeleve të ndryshme, fitila zjarr përcjellës, 111 copë kapsolla detonatorë, si dhe një qese prej 55 gram me fara të bimëve narkotike kanabis sativa.

Policia ka kryer veprimet hetimore në vendin e ngjarjes, teksa ka marrë në pyetje disa persona. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI