Flash

Veliaj ekzaltohet nga takimi i Ramës me Klychko: Dy peshat e mia të preferuara

Lapsi.al 15 June 2022
Veliaj ekzaltohet nga takimi i Ramës me Klychko: Dy peshat e mia të

Gjatë vizitës që kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama po e bën në Ukrainë, ai është takuar edhe me kryetarin e Kievit dhe ish-kampionin e botës në boks, Vitaliy Klitschkon. Kjo është bërë e ditur nga kryetari i Tiranës, Erion Veliaj i cili duket i ekzaltuar nga ky takim. Ai e konsideron Ramën dhe Veliajn si "dy peshat e tij të rënda e të preferuara".

“Më pëlqen të shoh dy peshat e preferuaratë rënda së bashku në Ukrainë – miq, sportistë dhe liderë të botës së lirë të shekullit të 21-të: boksieri Kryebashkiaku i Kievit Vitaliy Klychko dhe Kryeministri i Shqipërisë së basketbollit, Edi Rama”, ka shkruar Veliaj në Twitter.

Vizita e Edi Ramës në Ukrainë përtej solidaritetit dhe mbështetjes për vendin që është në luftë me Rusinë, ka edhe një dimension tjetër propagandistik që kryeministri i Shqipërisë s'le rast pa e demonstruar. Le më pastaj po të shohësh Elisa Spiropalin, e cila në pak orë ka ndryshuar disa herë veshjen edhe pse është në një vend mes plumbave. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI