Flash

Rama në Kiev: E ardhmja juaj në BE. Abazoviç: Nesër Ukrania mund të jetë Ballkani

Lapsi.al 15 June 2022
Rama në Kiev: E ardhmja juaj në BE. Abazoviç: Nesër

Në një konferencë të përbashkët me presidentin e Ukrainës Volodimir Zelensky, kryeministri shqiptar Edi Rama dhe ai malazez Dritan Abazoviç folën për integrimin e shpejtë të Ukrainës në Bashkimin Evropian. Rama tha se Ukrainës duhet t’i jepet statusi kandidat sa më shpejt.

“Jemi në një linjë të mirëpërkufizuar të asaj çka jemi e çka përfaqësojmë. Besoj se është gjëja e duhur për t’u bërë. Ukraina kërkon dhe duhet t’i jepet statusi kandidat. Populli ukrainas duhet ta dijë tani që në sytë e BE e ardhmja e tyre është në Bashkimin Evropian, kjo është e vetmja gjë që nënkupton statusin kandidat” – tha Rama.

Ndërsa kryeministri Abazoviç iu drejtua BE-së me një mesazh të fortë, teksa paralajmëroi se nëse Ukraina nuk futet në Evropë, kjo që po ndodh tani atje, do t’i ndodhë nesër ndonjë vendi tjetër, e pasnesër mund të ndodhë edhe në Ballkanin Perëndimor.

“Mali i Zi është në pararojë të procesit të integrimit të BE, jemi në fazat përfundimtare. Mesazhi kryesor është se pas 24 shkurtit gjërat nuk janë njësoj. Nëse BE nuk e kupton këtë gjë, atëherë ky është problem. Në bazë të meritës, na duhet të bëjmë integrimit. Kështu që nëse një vend meriton të jetë në BE, le të jetë në BE.

Por, në emër të solidaritetit, sigurisë së Evropës, ata duhet ta marrin këtë vendim më shpejt. Nëse kjo ndodh vit pas viti, mendoj se të gjithë ne do të përballemi në një moment me një problem të madh.

Gjithkush që kërkon të bashkohet me familjen, duhet ta bëjë këtë në bazë të reformave. Interesat e ndonjë vendi janë ndonjëherë shumë më të mëdha se interesat e të gjithë vendeve anëtare. Është momenti përfundimtar për të kuptuar se nuk duhet të largohemi e të lëmë gropa të zeza në Evropë, sepse kjo do të përbëjë problem.

Sot është Ukraina, nesër mund të jetë një shtet tjetër, pasnesër mund të jetë në Ballkanin Perëndimor. Është e rëndësishme për BE, që të mbetet tërheqëse si organizatë. Kjo është e gjithë historia. Nëse dikush nuk e kupton këtë, mos u çudisni që diçka e ngjashme me Ukrainën të ndodhë diku tjetër” – tha Abazoviç. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI