Flash

Vaniteti i Elisa Spiropalit mes plumbave, 3 kostume ka ndërruar në pak orë vizitë në Kiev (FOTO)

Lapsi.al 15 June 2022
Vaniteti i Elisa Spiropalit mes plumbave, 3 kostume ka ndërruar në pak

Nëse do të gjenim një përcaktim të stilit të ministres së Shtetit për Marrëdhëniet me Kuvendin, Elisa Spiropali, do të ishte fare e lehtë. Kostumet serioze dhe elegante përshkruajnë më së miri “look”-un që ajo zgjedh.

Dhe këtë e vërtetoi edhe gjatë vizitës së saj ditën e sotme në Ukrainë, krah kryeministrit Edi Rama dhe kryeministrit të Malit të Zi Dritan Abazoviç. Ata po shohin nga afër krimet që janë shkaktuar nga agresioni rus në Ukrainë.

Gjatë kësaj vizite, nuk ka shpëtuar pa vëmendje paraqitja e Spiropalit e cila deri më tani ka ndryshuar 3 herë veshjen e saj dhe në të tria është shfaqur me kostume, por ngjyra të ndryshme.

Në fillim ministrja u shfaq me një kostum të gri në të cilin kishte vendosur edhe një fjongo me ngjyrat e flamurit të Ukrainës, në shenjë sensibilizimi.

Më pas ajo u shfaq me një blu shoqëruar sërish me fjongon dhe kombinuar me një bluzë të errët. Dhe në paraqitjen e tretë Spiropali është fotografuar me një kostum ngjyrë ulliri shoqëruar me një këmishë të bardhë. Gjithashtu Spiropali u pa veshur me taka të ulëta për të plotësuar pamjen e saj. Mbetet për tu parë nëse ajo ka përzgjedhur veshje të tjera për në vijim./ Panorama

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI