Flash

Rama i kërkon Zelenskyt njohjen e pavarësisë së Kosovës: Ajo e mbështet Ukrainën!

Lapsi.al 15 June 2022
Rama i kërkon Zelenskyt njohjen e pavarësisë së

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama po qëndron në kryeqytetin ukrainas Kiev i shoqëruar nga kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazovic. Të dy patën takim me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Në një konferencë të përbashkët për media, Rama përmendi edhe Kosovën. Ai tha se përveç 5 vendeve të Ballkanit Perëndimor që janë rreshtuar krah Ukrainës, është edhe një vend, Kosova të cilën nuk e ka njohur Ukraina.

Kryeministri shqiptar tha se Kosova po bën të njëjtën gjë që kanë bërë shtete tjera me sanksione kundër Rusisë, edhe pse Ukraina nuk e ka njohur.

“Ka edhe një gjë që ende nuk munda ta flas me presidentin, por dua t’ja them më vonë. Ballkani Perdimor ka 5 vende në Kombet e Bashkuara, të gjitha ato janë rreshtuar krah Ukrainës, pavarësisht historisë së ndryshme, pavarësisht konteksteve të ndryshme, pavarësisht marrëdhënieve me Rusinë. Por, ka edhe një vend të 6 që Ukraina ende nuk e ka njohur, Kosova e cila pavarësisht kësaj, po bën saktësisht të njëjtën gjë që po bëjnë të gjithë me sanksione dhe me mbështetje të plotë. Kjo do të thotë se jemi në një linj të mirë përkufizuar, pastaj çfarë jemi dhe çfarë përfaqësojmë, besoj fortë që është gjëja e duhur për t’u bërë”, tha Rama.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI