Flash

Zbardhet dëshmia e negociatorit të borxhliut të Sadikajt: I dhashë 15 mijë euro

Lapsi.al 15 June 2022
Zbardhet dëshmia e negociatorit të borxhliut të Sadikajt: I

Të tjera detaje publikohen nga atentati me tritol ku u vra 27-vjeçari Aleksandër Sadikaj, ngjarje që tronditi Tiranën mbrëmjen e 11 qershorit.

Emisioni “Në Shenjestër” në News 24 ka publikuar dëshminë e shtetasit Robert Gj., i cili ishte negociator mes Aleksandër Sadikajt dhe një personi nga Kuçova i cili i kishte një borxh 27-vjeçarit.

Negociatori rrëfeu dy takimet me Aleksandrin, para se ai të ekzekutohej në mënyrë makabre.

“Me datë 9 qershor jam takuar me Aleksandrin jashtë një qendre tregtare. I kërkova të pinim kafe, por ai nuk pranoi. Na tha se s’kishte kohë se është në ditëlindje.

I thashë që kam ardhur për problemin me Peqen dhe i kërkova zgjidhje, duke i thënë që Peqja ja kishte vonuar lekët, por kërkonte ta mbyllte si problem. I thashë që do ja dërgoja unë lekët.

Aleksandri m’u përgjigj që s’do të kishin më konflikte. Të nesërmen e kam takuar bashkë me Gerin te lokali i tij në Astir. I kam dhënë 15.500 euro.

Aleksandri më tha që Peqja i kishte borxh 19.500, por unë iu përgjigja se aq lekë më kishte dhënë. Aleksandri u kujtua dhe ramë dakord. U futëm në makinë dhe i thashë lekët. I kërkova t’i numëronte” - tha ai.

Në lidhje me ngjarjen Prokuroria po heton në disa pista. Neës 24 raportoi se po verifikohen dyshimet për vrasje për larje hesapesh që lidhen me trafikun e drogës, për shkak të njohjes së tij me pjesëtarin e një grupi kriminal që vepron në Holandë, ose hakmarrje për shkak të së kaluarës së tij, si i përfshirë në një ngjarje në Greqi si dhe mosmarrëveshje për pasurinë.

Hetuesit kanë dyshime se Aleksandër Sadikaj nuk ishte një objektiv i lehtë për t’u ekzekutuar, për nga mënyra sesi vepruan ekzekutorët, por edhe sepse ruhej, ndonëse njerëzit pranë tij nuk e pranuan. Kjo sepse në banesë iu gjetën antiplumb e dylbi. Ndërsa në vendin e ngjarjes u zbulua një pistoletë.

Ekzekutorët mendohet të kenë pasur përgatitje ushtarake, ndërsa ende nuk është zbuluar vendi se ku i është vendosur lënda eksplozive. Hetimet për ekzekutimin mafioz vazhdojnë, policia shqiptare, sipas deklarimit të ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi do të kërkojë dhe ndihmën e partnerëve të huaj.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI