Flash

Përplasje me Spiropalin/ Berisha: Bashkëshorti i dha tendera vëllait tënd

Lapsi.al 23 May 2022
Përplasje me Spiropalin/ Berisha: Bashkëshorti i dha tendera

Seanca e sotme plenare është shoqëruar me momente tensioni teksa përplasej ish-kryeministri Sali Berisha dhe ministrja Elisa Spiropali. Kur po diskutonte për raportin e AMA-s, Spiropali, duke iu drejtuar Berishës, tha se koha kur digjeshin redaksitë ka mbaruar. Më pas fjalën e ka marrë ish-kryeqeveritari i cili e akuzoi Spiropalin, se nëpërmjet bashkëshortit të saj i ka dhënë tendera vëllait të saj.

"Ndrikull Spiropali ose ndrikulla 5-milionëshe është famoze me bashkëshortin, që tenderat e ujësjellësve ia jep vëllait të saj. Tenderat i merr bashkëshorti dhe ia jep vëllait të saj. Përveç kësaj, zonja që u bashkua aq shumë në dogana, sa kudo që ta prekësh, nxjerr para, e çoi burrin nga ujësjellësi te tenderat e OST-së. Edhe aty përsëri me tenderat. Pra, nëse ka një burrë dhe një grua që kanë lumturuar njëri-tjetrin me paratë publike, janë çifti Spiropali-Toto. Ndaj sa herë do të dalësh, unë do të nxjerr çdo aferë që ke ti. Kjo është detyra ime dhe e opozitarëve. Pra, yt shoq i jep tenderin vëllait tënd. Nuk ka vjedhje më të madhe se kjo.", shprehet Berisha. 

Ministrja Spiropali reagoi duke thënë se këto akuza nuk janë të vërteta dhe se ajo dhe familjarët e saj nuk kanë përfituar nga shqiptarët.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI