Flash

Aksident në Vlorë, 19-vjeçari përplas çiklistin

Lapsi.al 23 May 2022
Aksident në Vlorë, 19-vjeçari përplas çiklistin

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në lagjen “Lef Sallata” në Vlorë. Një 19-vjeçar me inicialet G. J., duke drejtuar automjetin tip “Toyota” ka përplasur një çiklist 63 vjeç me inicialet J.K. I aksidentuari është transportuar në spitalin e Vlorës në gjendje të rëndë.

Sakaq, drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariatin e Vlorës.

 

"Më datë 23.05.2022, rreth orës 08:40, në lagjen “Lef Sallata”, Vlorë, shtetasi G. J., 19 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Toyota”, ka aksidentuar çiklistin shtetasin J. K., 63 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin Rajonale Vlorë, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.", njofton policia.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI