Flash

Berisha flet si kryetar i PD-së: U krye! ...dhe kurrë mos thoni kurrë!

Lapsi.al 22 May 2022
Berisha flet si kryetar i PD-së: U krye! ...dhe kurrë mos thoni

Ish-kryeministri Sali Berisha ka ka folur pas shpalljes së rezultateve të zgjedhjeve që e rikthyen në krye të PD-së.

Berisha theksoi se do e Shqipëria ndodhet në një regjim që nuk e meriton dhe se shpejt do të shpëtojnë prej saj.

“U krye. Kam një përulje të madhe dhe një mirënjohje të pa kufijshme për të gjithë ata burra dhe gra, djem e vajza, që në një hark kohor ngadhënjyen si njerëz të lirë në një proces që do të regjistrohet në historinë e shqiptarëve si mrekullia e 8 e shekullit të 21.

31 vite më parë, një mik i madh i kombit tonë në vizitën e tij historike, Jim Bekker do u thoshte shqiptarëve se ju do të jeni të lirë të zgjidhni udhëheqësit tuaj. Anëtarët dhe anëtaret e PD, njerëz të lirë, të idealeve fisnike, bënë historinë në një proces të mrekullueshëm. Ndaj dhe mirënjohja shkon drejt të gjithë atyre.

Kam mirënjohje të pakufishme për anëtarët dhe anëtaret që sot këtë ditë të 22 majit lanë të gjitha obligimet dhe votuan për të zgjedhur si qytetarë të lirë kryetarin e tyre, kryetarin e PD. Ky besim, i jashtëzakonshëm i tyre është për mua detyrim i madh. Detyrim shumë i madh, por unë kam bindjen se së bashku me ju ne do t’ja dalim.

Ne jemi në mision. Jemi burra e gra, djem e vajza, që kemi për mision proceset që njohu PD t’i njohë e gjithë shoqëria shqiptare dhe të shpëtojmë Shqipërinë nga një regjim që nuk e meriton.

Mirënjohja ime shkon te të rinjtë shqiptarë. Duhet ta pranojmë. Ishin ata promotorët kryesor të kësaj lëvizje. Betimi im para tyre dhe mbarë shqiptarëve do të bëj gjithçka që ëndrrat e tyre më të bukura të bëhen realitet në këtë vend.

Ai që realizon ëndrrat e tij, është pafundësisht i detyruar të bëj gjithçka për realizimin e ëndrrave. Më pak se një vit më parë, në këtë sallë, diku në qoshe gazetarët më pyetën: ‘Çfarë mendon për rikthimin tënd dhe a parashikon Berisha të rikthehet në krye të PD? Përgjigja ime ishte kjo: Kurrë mos thuaj kurrë”, - tha Berisha.

Berisha siguroi në këtë garë 40.820 vota, e përkthyer në përqindje, 93.45%. Nga ana tjetër, kandidati Ibsen Elezi mori 2532 vota ose 5.8%.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI