Një aksident është shënuar vetëm pak minuta më parë në superstradën Lezhë-Shkodër, në afërsi të Dajçit.
Një makinë ka dalë nga rruga dhe paraprakisht flitet për një humbje jete dhe të plagosur.
Ndërkohë, aksidenti sapo ka ndodhur dhe të dhënat janë të pakta, pritet që detaje të reja të dalin në vijim.