Flash

Alarmi nga lija e majmunit/ Rreziku i sëmundjes dhe si mund të mbrohemi

Lapsi.al 22 May 2022
Alarmi nga lija e majmunit/ Rreziku i sëmundjes dhe si mund të

Zyrtarët globalë të shëndetësisë kanë dhënë alarmin për rastet në rritje në Evropë, por edhe më gjerë të lijës së majmunëve, një lloj infeksioni viral më i zakonshëm në Afrikën perëndimore dhe qendrore.

Që nga e shtuna, 92 raste të konfirmuara dhe 28 raste të dyshuara të lisë së majmunëve janë raportuar nga 12 shtete anëtare që nuk janë endemike për virusin, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).

OKB-së tha se pret të identifikojë më shumë raste të lijës së majmunëve pasi zgjeron mbikëqyrjen në vendet ku sëmundja zakonisht nuk gjendet dhe do të ofrojë udhëzime dhe rekomandime të mëtejshme në ditët në vijim për vendet se si të zbusin përhapjen e lisë së majmunëve.

SA E RREZIKSHME ËSHTË? 

Rreziku për publikun e gjerë është i ulët në këtë kohë, u tha gazetarëve një zyrtar i shëndetit publik amerikan në një konferencë të premten, raporton Reuters.

Lija e majmunëve është një virus që mund të shkaktojë simptoma duke përfshirë ethe, dhimbje dhe shfaqet me një skuqje të shoqëruar me puçrra.

Shumica e njerëzve shërohen plotësisht në dy deri në katër javë, tha zyrtari.

Virusi nuk transmetohet aq lehtë sa virusi SARS-CoV-2 që nxiti pandeminë globale COVID-19.

Ekspertët besojnë se shpërthimi aktual i lijës së majmunit po përhapet përmes kontaktit me lëkurën.

“COVID përhapet nga rrugët e frymëmarrjes dhe është shumë infektiv. Ky nuk duket të jetë rasti me lijën e majmunit,” tha Dr. Martin Hirsch nga Spitali i Përgjithshëm i Massachusetts.

SI MUND TË MBROHEN NJERËZIT NGA INFEKSIONI? 

Mbretëria e Bashkuar ka filluar të vaksinojë punonjësit e kujdesit shëndetësor që mund të jenë në rrezik ndërsa kujdesen për pacientët me vaksinën e lijës, e cila gjithashtu mund të mbrojë kundër lisë së majmunëve. Qeveria amerikane thotë se ka mjaftueshëm vaksinë kundër lijës të ruajtur në Stokun e saj Strategjik Kombëtar për të vaksinuar të gjithë popullsinë amerikane.

Ka ilaçe antivirale që mund të përdoren gjithashtu për të trajtuar lijën e majmunëve në rrethana të caktuara, tha në një deklaratë një zëdhënës i Departamentit të Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore të SHBA.

Më gjerësisht, zyrtarët shëndetësorë thonë se njerëzit duhet të shmangin kontaktin e ngushtë personal me dikë që ka një sëmundje të skuqjes ose që nuk është mirë. Njerëzit që dyshojnë se kanë lije majmuni duhet të izolohen dhe të kërkojnë kujdes mjekësor.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI