Flash

VIDEO/ Policia nxjerr pamjet e aksionit “Plumbi i artë” pas rrëfimit të Dumanit

Lapsi.al 22 May 2022
VIDEO/ Policia nxjerr pamjet e aksionit “Plumbi i artë” pas

Publikohen pamjet e operacionit “Plumbi i artë” i finalizuar nga Policia e Shtetit pak ditë më parë pas dëshmive të Nuredin Dumanit dhe “ushtarit” të tij Henrik Hoxhaj.

Në pamjet e publikuara nga Policia e Shtetit në bilancin e një jave duken punonjësit e policisë dhe forcat RENEA që kryejnë kontrolle në ambiente të ndryshme si dhe momenti i shoqërimit të një prej personave të arrestuar në kuadër të këtij operacioni.

"Policia thekson se operacioni është ende në vijim e sipër. “Operacioni policor i koduar “Golden bullet” u zhvillua për goditjen e grupeve kriminale që vepronin në fushën e krimeve të rënda ndaj personit, në kuadër të të cilit, deri tani, janë ekzekutuar 18 masa sigurie dhe janë sekuestruar 3 armë zjarri (konkretisht 2 kallashnikovë dhe 1 pistoletë), 2 antiplumb si ato që përdor Policia e Shtetit, municion luftarak, rreth 17 mijë euro, aparate celulare, fatura bankare, automjete dhe sende të tjera të përfituara nga veprimtaria kriminale. Operacioni është në vijim”, - thuhet në njoftimin e policisë.

Në video janë për herë të parë edhe pamjet e 59 kg kokainë të kapur në portin e Durrësit. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Plagoset me thikë një person në Sarandë

Plagoset me thikë një person në Sarandë. Policia zbardh detaje për ngjarjen për mes një njoftimi. Sarandë/Informacion paraprak Më datë 21.05.022, në lagje...

20:06

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI