Flash

Berisha pas votimit: Asnjë vendim nuk e ndal misionin e demokratëve

Lapsi.al 22 May 2022
Berisha pas votimit: Asnjë vendim nuk e ndal misionin e demokratëve

Ish-kryeministri Sali Berisha garon sot për kreun e PD-së përballë Ibsen Elezit.

Së bashku me bashkëshorten e tij Liri Berisha, ish-kryeministri votoi për zgjedhjen e drejtuesit të ri të partisë.

Pas votimit në një komunikim për mediet Berisha i bëri thirrje demokratëve të votojnë sipas vullnetit të tyre, duke i cilësuar zgjedhjet si  proces historik.

I pyetur nëse i frikësohet vendimit të Gjykatës së Apelit  në rast se zgjidhet në krye të PD, Berisha u shpreh se nuk ka vendim që mund të ndalë misionin historik të demokratëve shqiptarë.

Berisha komentoi gjithashtu edhe procesin e zgjedhjes së Presidentit të ri, ai e  konsideroi një proces mafioz dhe anti kushtetutës atë të zgjedhjes së presidentit të vendit.

Berisha deklaroi se ai bazohet mbi grabitjen e votës së lirë të shqiptarëve.

“Së pari përshëndes demokratët dhe demokratet komisionerë të  108 qendrave të votimit në mbarë Shqipërinë. I uroj të marrin pjesë të gjithë në këtë proces historik, jo vetëm për PD-në por edhe Shqipërinë.  Të votojnë sipas vullnetit tyre të lirë, sipas ndërgjegjes tyre.

Është proces historik jo vetëm për PD por mbare Shqipërinë. Finalizohet triumfi i vullnetit të kësaj partie me votën e tyre. Një proces që zhvillohet paralel me një proces mafioz dhe antikushtetues si ai i zgjedhjes së Presidenti të ri.

Sot shohim dritën e shpresës për të ardhmen. Nuk ka vendim që mund të ndalë këtë mision historik të demokratëve shqiptarë,” tha Berisha.

Komisioni i Rithemelimit po zhvillon zgjedhjet për kryetarin e ri të PD-së. Në garë janë Sali Berisha dhe Ibsen Elezi, dy kandidatët e vetëm për kryetar të Partisë Demokratike.

Procesi i votimit ka nisur në orën 08:00 dhe do të mbyllet në orën 18:00. Zgjedhjet po zhvillohen në 108 qendra qendra votimi, ndërsa i pari në fletën e votimit është vendosur ish-kryeministri Sali Berisha kurse i dyti rivali i tij Ibsen Elezi.

Nëse në orën 18.00 do të ketë anëtarë të PD që ende nuk kanë votuar, Qendrat e Votimit nuk do të mbyllen derisa të ketë votuar edhe personi i fundit.

Anëtarët e Këshillit Kombëtar të PD votojnë në njërën prej dy qendrave të votimit në Selinë Qendrore të Partisë Demokratike, ose në degët ku ata janë të deleguar pasi të kenë njoftuar pranë Komisionit.

Këto zgjedhje që zhvillohen nga Komisioni i Rithemelimit vijnë në një kohë që çështja e drejtimit të PD është ende në pa një vendim të fundit nga ana e Gjykatës, e cila pak javë më parë ka pranuar ankimin e Enkelejd Alibeaj, kundër vendimit të gjyqtarit Agron Zhukri, që regjistroi ndryshimet statutore të PD të bëra në Kuvendin e 11 dhjetorit të zhvilluar nga Komisioni i Rithemelimit.

Pa pritur vendimin e Gjykatës Komisioni i Rithemelimit caktoi datën e zgjedhjeve të reja, ndonëse nga pala tjetër, që është konsideruar si e Alibeajt, këto zgjedhje janë të njëanshme dhe nuk kanë përfshirë të gjithë demokratët.

Të këshilluara

Plagoset me thikë një person në Sarandë

Plagoset me thikë një person në Sarandë. Policia zbardh detaje për ngjarjen për mes një njoftimi. Sarandë/Informacion paraprak Më datë 21.05.022, në lagje...

20:06

Paradë kundër homofobisë në Tiranë

Aktivistë të komunitetit LGBTI kanë marshuar këtë të shtunë përgjatë bulevardit Deshmorët e Kombit, në zonën e ish-bllokut për t’u grumbulluar, e më pas në shes...

17:04

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI