Flash

"Manastiri Resort" në zonën e mbrojtur të Butrintit, Michael Granoff: Pyetje legjitime, por është përgjegjësi e qeverisë

Lapsi.al 21 May 2022
"Manastiri Resort" në zonën e mbrojtur të Butrintit,

Kreu i Fondit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit është pyetur sot nga Zëri i Amerikës edhe për "kafshimin" e zonës së mbrojtur rreth Butrintit, aty ku qeveria ka dhënë leje për ndërtimin e "Manastiri Resort".  A cënohet integriteti i Parkut Kombëtar nga rreziku që zonat natyrore përreth tij të përfshihen nga ndërtime të vrullshme? Për këtë pyetje kreu i AADF tha se duhet të merrni përgjigje te qeveria.

"Një ekspert i arkeologjisë ka bërë një parashikim që në 50 vitet e ardhshme ¼ ose 1/3 e Butrintit do të jetë nën ujë. Pra gjëja për të cilën ne duhet të shqetësohemi është rritja e nivelit të detit, që e dëmton këtë zonë. Një nga gjërat që ne mendojmë të bëjmë është t’i sjellim këta ekspertë, që të na ndihmojnë për barrierat natyrale, që mund të ndërtojmë, me qëllim që uji të mos ndikojë në këtë zonë në të ardhmen. Ky është një shembull që tregon se me sa detaje po mendojmë për të ardhmen e Butrintit, dhe duam që kjo zonë të mos ketë prodhim karboni, duam të respektojmë mjedisin rreth Butrintit edhe në të ardhmen. Çfarë ndodh përtej kësaj nuk është pjesë e punës sonë dhe duhet të kujtoni se ne nuk jemi qeveria dhe ne nuk kemi kontroll mbi tokën në këtë vend, siç ne nuk mund të kontrollojmë nëse dikush do të ndërtojë në plazhin e Durrësit. Pra pyetjet që më bëtë për zhvillim tregtar jo në pjesën e Butrintit, ku ne jemi aktivë, është një pyetje shumë e mirë për qeverinë dhe është përgegjësi e qeverisë. Kjo është një pyetje lehjitime për zonën e Butrintit, por jo në zonën, në të cilën ne do të jemi aktivë", ka thënë Michael Granoff. 

Lidhur me projektin e "Manastiri Resort", përfaqësues të opozitës kanë thënë se leja është dhënë për njerëz të afërt me zyrtarë të lartë të Partisë Socialiste. 

Të këshilluara

Plagoset me thikë një person në Sarandë

Plagoset me thikë një person në Sarandë. Policia zbardh detaje për ngjarjen për mes një njoftimi. Sarandë/Informacion paraprak Më datë 21.05.022, në lagje...

20:06

Paradë kundër homofobisë në Tiranë

Aktivistë të komunitetit LGBTI kanë marshuar këtë të shtunë përgjatë bulevardit Deshmorët e Kombit, në zonën e ish-bllokut për t’u grumbulluar, e më pas në shes...

17:04

36 raste të reja me Covid në Shqipëri

36 qytetarë të tjerë kanë rezultuar pozitivë me koronavirus nga 937 testime të kryera gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë. 20 raste të reja janë konfirmuar ...

17:02

Parashikimi i motit për sot

Sipas MeteoAlb: Kthjellimet dominojne motin në territorin shqiptar deri në mesditë kur pritet kalime vranësirash të lehta nëpër të gjithë vendin, më të dukshme ...

08:40

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI