Flash

I paralizuar prej 24 vitesh, babai i dy fëmijëve kërkon ndihmë

Lapsi.al 21 May 2022
I paralizuar prej 24 vitesh, babai i dy fëmijëve kërkon

24 vite më parë Artan Bala mbeti i paralizuar. Ishte një aksident me kamion e që prej asaj dite e deri më sot trupi i tij ka pësuar deformime.

Në atë kohë punonte në minierën e Martaneshit. Dhe pse i siguruar thotë se nuk ka përfituar asgjë.

Është 42 vjeç dhe baba i dy fëmijëve. Tregon se në gjendjen e tij nuk mund t'iu sigurojë asgjë atyre.

"Nuk jam i zoti me mbajt familjen. Kam dy fëmijë, nuk kam mundësi."

Pej 5 vitesh gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar dhe mungesa e një karroceje po e rëndon më tepër.

"Ju lutem më ndihmoni me ndonjë karrocë me çfarë të jetë e mundur. Nuk kam karrocë. Rri gjithë ditën shtrirë në krevat, kam dhimbje mesi, këmbësh."

I ati i tij Azemi, 76 vjeç e ka pengun më të madh të të birin. Me halle pa fund shpreson se djali mund të bëhet më mirë, por i duhet që të kryejë një operacion jashtë Shqipërisë

"E kemi dërgu tek profesor Petrela dhe ka thënë se nuk mund të vendos dorë mbi të. Një operacion jashtë Shqipërisë edhe mundet ta përmirësojë gjendjen e tij".

Kjo familje në Kombinat në rrugën, Shaban Bardhoshi, shpresat i kanë tek ndihmat e qytetarëve sadopak që ti ndihmojnë në mënyrë që tua lehtësojnë peshën e dhimbjes./ Ora news

Të këshilluara

Plagoset me thikë një person në Sarandë

Plagoset me thikë një person në Sarandë. Policia zbardh detaje për ngjarjen për mes një njoftimi. Sarandë/Informacion paraprak Më datë 21.05.022, në lagje...

20:06

Paradë kundër homofobisë në Tiranë

Aktivistë të komunitetit LGBTI kanë marshuar këtë të shtunë përgjatë bulevardit Deshmorët e Kombit, në zonën e ish-bllokut për t’u grumbulluar, e më pas në shes...

17:04

36 raste të reja me Covid në Shqipëri

36 qytetarë të tjerë kanë rezultuar pozitivë me koronavirus nga 937 testime të kryera gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë. 20 raste të reja janë konfirmuar ...

17:02

Parashikimi i motit për sot

Sipas MeteoAlb: Kthjellimet dominojne motin në territorin shqiptar deri në mesditë kur pritet kalime vranësirash të lehta nëpër të gjithë vendin, më të dukshme ...

08:40

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI