Flash

Sot votohet për kryetarin, Vokshi: Nuk e dimë sa anëtarë ka PD-ja

Lapsi.al 22 May 2022
Sot votohet për kryetarin, Vokshi: Nuk e dimë sa anëtarë ka

Pas 4 orësh nga nisja e procesit të votimit për zgjedhjen e kryetarit të PD, Kryetarja e Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale, Albana Vokshi tha se gjithçka ka shkuar normalisht. Sipas saj deri në 11:00 kanë votuar në 108 qendra votimi 14012 anëtarë.

Vokshi tha se sot është vështirë të thuhet se sa anëtarë të rregjistruar ka PD-ja.

“Është në fakt një punë në progres. Lista me të cilën është punuar gjatë votimeve të fundit është e vetmja listë e plotë e gjetur në PD, ajo e vitit 2019 dhe kemi pranuar se është një listë fiktive.

Pra, askush nuk e di se sa është numri real i anëtarësisë së PD-së pasi listat kanë qenë tepër të fryra. Pas votimeve të referendumit siç dhe ju kemi bërë me dije ka pasur shumë demokratë të cilët kanë votuar me kartat e tyre të anëtarësisë në PD, kartat që nga 1990 dhe ndër vite.

Kjo gjë ka vijuar dhe për primaret. Pavarësisht se kemi shtuar anëtarësinë që ka votuar për referendumin, edhe në primare, por edhe në votimet për kryetar të PD-së janë paraqitur pranë qendrave të votimit anëtarë të PD-së të cilët kanë votuar me karta” – tha Vokshi. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI